Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme sfidën e parafundit për EURO 2020 ndaj Andorrës. Kuqezinjtë nuk kanë asnjë shans për t’u kualifikuar dhe tashmë kërkojnë të bëjnë historinë për të grumbulluar sa më shumë pikë në këto eleminatore.
Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare që të dy trajnerët kanë zgjedhur për të zbritur në “Elbasan Arena”. Trajneri Reja ka bërë shumë ndryshime nga sfida e kaluar, kjo dhe për shkak se të dielën Shqipëria luan përballë Francës. Në stol është lënë kapiteni Hysaj, Strakosha, Bare dhe Dermaku ndërsa titullar do të jetë sërish Trashi. Në majën e sulmit në mungesë të Cikalleshit do të jetë Balaj që do të mbështetet nga Manaj.
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Djimsiti, Veseli, Roshi, Trashi, Memushaj, Ndoj, Ramadani, Balaj, Manaj.
Marre nga NewsSport.al