Forma fantastike e mesfushorit dibran të Kombëtares. I dyti në botë për asistet e dhëna deri tani

1 0
Read Time:1 Minute, 0 Second

Kuqezinjtë e Kombëtares po kalojnë një formë të mirë edhe me klubet e tyre respektive. Një rast, i cili duhet përmendur, është edhe ai i Qazim Laçit që është kthyer në një pikë të rëndësishme për Spartën e Pragës me kontributin e dhënë për kampionët çekë.

CIES (Observatori i Futbollit) ka publikuar një statistikë të fundit sa i përket produktivitetit në asistet e dhëna deri tani, ku përfshihen 70 kampionate në të gjithë botën. Atje vihet re se Qazim Laçi mban vendin e dytë në botë, me 1.13 asiste të dhëna në 90 minuta.

Vendi i parë i takon Almoez Ali të Al Duhail me 1.33 asiste, ndërsa në vendin e tretë, pas mesfushorit shqiptar, gjendet Alvaro Fernandes i Bragës.

Qazim Laçi humbi dy ndeshjet e muajit shtator me Kombëtaren shqiptare si pasojë e një gjendjeje gripale, por pritet të rikthehet në tetor kundër Çekisë dhe Bullgarisë.

Ai ka zbritur që këtë fundjavë që kaloi në fushë me Spartën e Pragës dhe po ashtu luajti edhe në Ligën e Europës pak ditë më parë. Laçi u bashkua janarin e këtij viti me ekipin çek dhe që në sezonin e parë arriti të shpallej kampion

Panorama sport

Happy
Happy
40 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
60 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %