“Fillon viti i ri arsimor 2024-2025: Bashkia dhe Zyra Arsimore Dibër sigurojnë kushte normale për zhvillimin e mësimit”

0 0
Read Time:39 Second

Nesër, më 9 shtator 2024, fillon viti i ri shkollor dhe pushteti vendor në Dibër ka bërë gati gjithë infrastrukturën për të pritur nxënësit e arsimit parauniversitar. Specialistët e ndërmarrjes së shërbimeve publike po punojnë intensivisht për përfundimin e godinave arsimore në të gjithë territorin e bashkisë, në mënyrë që shkollat të jenë gati për nisjen e vitit të ri shkollor.

Zyrtarë të Bashkisë dhe Zyrës Arsimore Dibër thanë se puna nuk është përqendruar vetëm në ambjentet e brendshme, por edhe në ato të jashtme, ku janë përmirësuar hapësirat çlodhëse për nxënësit dhe stafin mësimor. Po ashtu, tre shkolla të ndryshme po i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë për të siguruar kushte moderne për procesin mësimor. Autoritetet garantuan se vëmendja e bashkisë ndaj institucioneve arsimore do të vazhdojë gjatë gjithë vitit shkollor.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %