Sot na mblodhi #Sllatina :- shkruhet në postimi zyrtar të Bashkisë Dibër. Si çdo vit është featuar festa tradicionale e Sllatinës.
‘Festa e Sllatinës’, e kthyer në traditë prej vitesh, edhe këtë vit, mes freskisë, ajrit të pastër dhe bukurisë së bjeshkëve, bëri bashkë nga brenda e jashtë vendit, vëllezërit e motrat e Ujë e m’Ujës, përfaqësues të institucioneve, artistë, miq e të ftuar, për të shijuar natyrën e gatimet tradicionale të zonës, për t’u argëtuar me lojra popullore e aktivitete sportive, e për të festuar mes këngëve e valleve.
Esat Hysa, biri i Sllatinës, emigrant në Amerikë, promotori dhe mbështetësi kryesor i kësaj feste, është shpallur “Qytetar Nderi i Dibrës”, me motivacion “Për ruajtjen dhe përtëritjen e lidhjeve shpirtërore me vendlindjen, mbështetjen me kontribut të vazhdueshëm për zhvillimin e aktiviteteve social-kulturore, si dhe të botimeve monografike që pasqyrojnë historinë dhe traditat e krahinës se Dibrës”.
Mes atmosferës festive, në prani të qindra pjesëmarrësve, kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Sokol Sava, i dorëzuan titullin e nderit, vëllait të Esatit.