Me rastin e 77-vjetorit të Çlirimit të Dibrës nga pushtuesit nazifashist, Bashkia Dibër në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të LANÇ Dibër organizoi aktivitet përkujtimor dhe festiv posaçërisht për këtë ditë të rëndësishme dhe të lavdishme për popullin dibran, ku morën pjesë veteranë, familjarë e të afërm dëshmorësh, drejtues e përfaqësues të institucioneve, miq e të ftuar e banorë nga të gjithë zonat e Dibrës.
Gazetari i njohur dibran Dëfrim Methasani moderoi aktivitetin, i cili u hap me himnin kombëtar dhe himnin “Djelmnia Dibrane” kënduar nga zërat brilantë të Kastriot Tushës dhe Arif Vladit.
Mbajtën fjalën përshëndetëse kryetari i bashkisë Dibër z.Shkëlqim Murrja, kryetari i Organizatës së Veteranëve Dibër z.Alush Stojku, deputeti i qarkut Dibër z.Lavdrim Krrashi, veteranja zj.Tefta Cami, ndërkohë më pas, u kryen homazhet pranë Varrezave të Dëshmorëve dhe një vizitë pranë Muzeut Dibër.
Gëzuar 23 Gushtin, festën e Çlirimit të Dibrës!
Lavdi heronjve e dëshmorëve që dhanë jetën për liri!
Festa vazhdon…
Sonte në orën 19.00 para Pallatit të Kulturës “Haki Stërmilli”, koncert i madh festiv!