Festat e fundvitit kthejnë emigrantët në vendlindje

0 0
Read Time:54 Second

Me afrimin e festave të fundvitit ka nisur fluksi i emigrantëve që kthehen në atdhe.

Në Portin e Durrësit vetëm përgjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë mbi 4600 shtetas, si dhe mbi 1200 automjete.

Për shkak të numrit të lartë të qytetarëve, nga 12 sporteve në ditë të zakonshme aktualisht në funksion janë 24 të tilla.

Edhe në pikat kufitare fluksi i hyrje- daljeve është shtuar. Të shumtë janë shqiptarët që vijnë nga Greqia për të gëzuar festat e fundvitit në Shqipëri.

Sipas informacioneve të marra nga Tv Klan në pikën kufitare të Kakavijës gjatë ditës së enjte kanë hyrë 4 624 qytetarë, ndërsa kanë dalë 2 181 të tjerë. Edhe në Kapshticë fluksi është shtuar, gjatë së enjtes kanë hyrë në Shqipëri 3638 qytetarë dhe kanë dalë 1815.

Rritja e lëvizjeve ndërkufitare është shoqëruar me shtim të sporteleve dhe personelit të policisë sonë kufitare, e cila po punon me 4 sportele ne dalje dhe 3 ne hyrje.

Autoritetet e Kufirit presin që fluksi i emigrantëve që kthehen në atdhe për festa te jetë i lartë edhe gjatë fundjavës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %