Fermeri Zija Keshi: Vendi im më dha mundësinë të jem sipërmarrës

0 0
Read Time:2 Minute, 20 Second

Zija Keshi, ka punuar më parë bojaxhi në Itali. Ai sot drejton një fermë të çertifikuar në Dibër dhe është konfirmuar tashmë si një sipërmarrës i suksesshëm.
Ai nisi të kultivojë sherebelë në vitin 2012. Dëshira për të sjellë varietete të reja medicinale në Shqipëri e ka shtyrë të zgjerojë aktivitetin.


Në kultivim, ai ka përfshirë dy varitete të panjohura dhe shumë të dobishme për shëndetin e njeriut: frutin Aronia dhe Goji-berry. Për BusinessMag.al ai tregon se për të patur këto dy fruta pjesë të parcelës së tij i është dashur t’i blejë në vende të largëta. Frutin e Aronjës e ka marrë në Amerikë e ndërsa atë të Goji-berry në Kinë.
Zija Keshi është shumë i kujdeshëm dhe i matur në punën e tij. Para se të fillojë të kultivojë frutin medicinal, ai paraprakisht bën eksperimente. Nëse bima nuk adaptohet me kushtet klimatike të zonës së Dibrës, ai nuk vazhdon më tej, por hidhet në kërkim të diçkaje tjetër. Ai është vazhdimisht në kërkim të zgjerimit të fermës së tij, pasi numri i klientëve i është shtuar. Sasia e Aronjës që prodhon në fermën e tij, nuk e përballon dot tregun shqiptar dhe për këtë ka menduar edhe rritjen e numrit të fidanëve. Të dyja këto fruta njihen si çudibërëse për shëndetin, dhe zotërojnë vitaminën P që nuk e ka asnjë frut tjetër.
Aronia  përveç vlerave kurative si: kurimi i diabetit, tensionit, sëmundjeve të zemrës etj, ka edhe një çmim që arrin deri në 200 euro/kg. I pyetur nga BusinessMag.al se ku ndryshon ferma e tij nga fermat e tjera, ai shprehet se nuk di të thotë diçka për aq kohë sa nuk është në brendësi të tyre, por për fermën e tij ai thotë se gjithçka trajtohet në mënyrë 100% organike vetëm me ujë dhe me pleh organik.

Fokusi i tij nuk është vetëm fitimi i të ardhurave monetare, por zgjerimi informacionit rreth këtyre bimëve tek shqiptarët. Thekson shpesh se mungesa e informacionit për këto bimë medicinale është e madhe dhe se ndërgjegjësimi është me e pakta që mund të bëhet.

Mbështejtja më e madhe e tij në gjithë këtë rrugëtim ka qenë familja e tij. Një tjetër hap i ndërmarrë nga ai, është edhe kultivimi i paulonjës. Nga kultivimi i paulonjës ai nuk ka marrë rezultatet e pritura, pasi kushtet klimatike të zonës nuk favorizojnë siç duhet rritjen e saj. Në të ardhmen synon që të rrisë sipërfaqen e fermës me bimë të reja medicinale. Këtë vit ai do të nisë edhe trajnimin e studentëve me seminare dhe praktikë lidhur me këto bimë çudibërëse.

Mesazhi i tij për të rinjtë është se, “Mundësinë për t’u bërë sipërmarrës ma dha vetëm vendi im. Shqipëria është vendi i mundësive. Nëse keni vullnet dhe dëshirë gjithçka mund të arrihet”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %