SIsmail Keta falenderon publikun spanjoll për mbështetjen ndaj boksierit të tij Ferit Keta
Boksieri i njohur shqiptar Ferit Keta triumfoi pak sekonda para rënies së gongut ndaj rivalit argjentinas Emilio Ezequiel Zarate në Madrid në takimin e vlefshëm për kategorinë e peshave “cruiserëeight”.
30-vjeçari shqiptar e dominoi takimin nga fillimi deri në fund ndaj 37-vjeçarit argjentinas duke mos e vënë në dyshim fitoren. Në raundin e fundit duke parë se e kishte fitoren në xhep, ai arriti ta mbyllte duelin para kohe duke rrëzuar në tapet Zaraten me “knock-out” teknik (TKO).
Publiku spanjoll duartrokiti Ketën për fitoren e padiskutueshme. Ai mbetet i pamposhtur si boksier duke arritur fitoren e 12-ë në karrierë dhe të nëntin me KO.
Pas përfundimit të takimit, trajneri Ismail Keta falenderoi publikun madrilen për mbështetjen e dhënë.