Komentatori autodidakt i ekipit të Korabit Fatmir Zhuzhi është një emër i njohur në qytetin e Peshkopisë. Ai ka lindur në fshatin Rreth Kale të njësisë administrative Muhurr ku mes vështirësive të shumta mbaroi shkollën 8-të vjecare në shkollën e Muhurrit. Biri I dy prindërve punëtore dhe të ndershëm, me nënën infermiere dhe babain fillrojtës I PTT-së Fatmir Zhuzhi që i vogël I lind dëshira për të komentuar ashtu sic dinë fëmijët ndeshjet e futbollit.
Prej vitesh përveç dëshirës për të komentuar ekipin e zemrës Korabi ka qenë aktiv si korespondent në disa gazeta dhe portale online sportive. Sportin Shqiptar, Sport plus, Sport Ekspres, Panorama Sport dhe portali Sportiim.al.
Në një ceremoni të organizuar nga Defrim Methasani për një tjeter motivacion drejtuesit e portalit Sportiim.al Isuf Myrtaj dhe Bashkim Tufa vlerësuan me një certifikatë mirënjohje Fatmir Zhuzhin me motivacionin.
“Për kontribut të jashtëzakonshëm në rritjen e portalit sportim.al.