Katër pjestarë të familjes Hoxha nga fshati Tomin i Bashkisë Dibër rrezikojnë jetën në këtë banesë gati në shembje. Ndërtesa është dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit të rëna në këtë zonë, ndërsa familjarët tregojnë se deri tani nuk kanë përfituar asgjë. E zonja e shtëpisë, Rozeta Hoxha thotë se ndjehen në rrezik teksa jetojnë në këtë banesë gati të shembur. Rozeta shprehet se e ka të pamundur të marrë një banesë tjetër pasi vetë vuan nga disa sëmundje, ndërsa bashkëshortin e ka me aftësi të kufizuara dhe qëndron në karrocë. Ajo ju bën apel të gjitha institucioneve shtetërore e jo shtetërore që t’i ndihmojnë.
Nëna e Rozetës thotë se ajo vazhdimisht frikësohet për vajzën e saj se mos banesa i zë brenda. Për shkak të rrezikut, Kadrie Nurçe udhëton çdo ditë nga banesa e saj tek banesa e vazjës, për tu siguruar se banesa nuk i ka zënë brenda. Edhe nënë Kadria kërkon ndihmën e institucioneve shtetërore, pasi familja është e pamundur ekonomikisht si pasojë edhe të sëmundjeve që ata vuajnë.
Pamjet e brendshme të banesës së familjes Hoxha janë vërtetë të frikshme, me mure të çara, dysheme të deformuar, kollona të këputura etj.
Matt TV