Me rastin e 9 Majit, Sekretarja e Përgjithshmë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka përcjellë mesazhe të forta, në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë.
“Si sot 72 vite më parë, ministri i Jashtëm francez Robert Schuman sugjeroi që vendet evropiane të bashkohen si një treg të përbashkët ekonomik. Një unifikim i tillë ishte e vetmja mënyrë për të garantuar paqen afatgjatë në Evropë. Në deklaratën e tij të famshme, Schuman tha se “arritjet konkrete” ishin thelbësore për “ruajtjen e paqes”.
Për fat të keq, këtë 9 maj, Europa është zhytur në krizën e saj më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore. Askush nuk e parashikon dot sot, si do të dalim nga kjo luftë.
Ky moment është gjithashtu vendimtar për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, i cili mund të kontribuojë në zgjidhje siç po bëjnë vendet e tjera evropiane. Ne nuk jemi qelibar, por në fund të fundit kush është? Çdo vend ka historinë e tij kombëtare. Por ato çka na bashkojnë janë të njëjtat aspirata.
“Ne kemi qenë keq, e tani duam të jemi më mirë dhe më mirë jemi në Evropë”. Ne jemi evropianë jo vetëm për shkak se pajtohemi me vlerat e mishëruara në Traktatet e Bashkimit Evropian. Ne jemi evropianë sepse zgjedhim të jemi.
Megjithatë, tani ndoshta pak më shumë, “muza e mësimeve të nxjerra” po flet më fort: “Përpara se më vonë të bëhet një jetë, procesi i anëtarësimit duhet të ndryshojë. Për mirë.” Pasojat e bllokimit të zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, siç thonë francezët- c’est plus, qu’un crime, c’est une faute! Është më shumë se krim, është gabim! Gëzuar #ditaeevropësnga #parisi ”-shkruan Majlinda Bregu.