Ervis Trupja, dibrani që bëhet pjesë e stafit të LinkedIn

0 0
Read Time:6 Minute, 2 Second

Nga: Samet Zagradi

Ervis Trupja lindi në fshatin Staravec të rrethit të Dibrës, nga dy prindër punëtor dhe të thjeshtë. Pasi mbaroi studimet  Bachelor dhe Master në degën e Inxhinierisë së Matematikës pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës ai punoi për një periudhë një vjecare si mësues I lëndës së Matematikës në një shkollë të mesme në Tiranë. Pas kësaj experience ai e braktis atë për tu bërë pjesë e fushe dhe ekperience të re për të sic ishte fusha e programimit. Ervis Trupja është i pari shqiptar që punon për rrjetin më të madh profesional në botë, LinkedIn. Njerëz nga e gjithë bota marrin leksione mbi teknologjinë nga një inxhinier vetëm 26 vjeç, që gjithë shkollimin e ka përfunduar në Shqipëri dhe mbi të gjitha i lindur dhe rritur në qytetin e Peshkopisë. Me dëshirën e madhe për këtë profesion, kryesisht e mësuar në mënyrën autodidakte ka arritur të sigurojë një kontratë pune si instruktor në dy nga platformat më të mëdha në botë, LinkedIn dhe Pluralsight, duke punuar kështu përkrahë emrave më të njohur në fushën e teknologjisë, që kanë studiuar në universitetet më të mira në botë (Harward, MIT etj).

Por si arriti ai deri këtu?

Sic e thamë më parë Ervis Trupja e nisi karrjerën si mësues matematike në një nga gjimnazet e Tiranës ku pas një viti u largua për të nisur një rrugë sa të sukssesshme aq edhe të vështirë. Fusha e programimit për të nuk ishte shumë e njohur duke e shtyrë atë të ndërmerrte rriskun. Fill pas mbarimit të stduimeve ai mori një kontratë pune nga një kompani në shtetin Gjerman ku për dy vite filloi të punojë full time si programues. Gjatë kohës që ishte i punësua si programues ai aplikoi si instruktor në dy nga platformat më të mëdha në botë, LinkedIn dhe Pluralsight. Të dyja këto kompani e  refuzuan atë sepse nuk kisha mjaftueshëm ekpserience por ai me një vullnet të hekurt nuk dorëzohet. Këtë rradhë ai vendos të krijojë kurse falas për Youtube) dhe këto kurse më pas t’i përdorja edhe si portofolio për të riaplikuar. Pasi arriti 500 ndjekës në YouTube, riaplikoi tek të dyja këto kompani duke fituar dhe duke u bërë pjesë e kompanive më gjigande ku varet informacioni I të gjithë botës. Kështu nisi gjithçka!

Pasioni I tij për gjuhët e huaja duke zotëruar 4 tilla. Anglisht, Gjermanisht, Turqisht, Italisht e ka bërë më të lehtë krijimi i kurseve e cila është mënyra më e mirë për të kombinuar urinë për njohuri rreth teknologjive të reja dhe pasionin për të mësuar. Marëdhënja e tij me LinkedIn është sa komplekse aq edhe e ngushtë duke bërë që prezenca e tij te ndihet atje. Për kompaninë LinkedIn ai krijon kurse programimi online. Pra, merr një temë të caktuar programimi, krijon një plan, regjistron kursin dhe e publikon në platformën LinkedIn Learning.  Regjistrimi i kursit bëhet gjithmonë pranë studiove të LinkedIn, në Carpinteria të Kalifornisë. Deri tani ka qenë dy herë në Kaliforni në studiot e rregjistrimit të kurseve të LinkedIn. Një nga të cilat njëra është online dhe e disponueshme për shikuesit ndërsa kursi i dytë është në fazën përfundimtare të procesit dhe do të lançohet brenda këtij viti. Momentalisht kanali në YouTube (https://ëëë.youtube.com/c/dotnethoë) ka mbi 2600 ndjekës dhe mbi 270,000 shikime në total. Këto janë shifra të kënaqshme duke patur parasysh që videoja e parë është publikuar para afërsisht 1 viti

-I pyetur nga ne se si është të jesh pjesë e LinkedIn Ervisi thotë se është privilegj dhe kënaqësi e jashtëzakonshme, sepse punon me ekspertë të fushës në nivel botëror. Menaxheret me të cilët punoj ose që më udhëzojnë në krijimin e kurseve kane studiuar në universitetet më të mira në botë (Harward, MIT etj.), si dhe kanë punuar në kompani tepër prestigjioze. Ka shumë për të mësuar dhe kjo bëhet akoma më e lehtë kur mund të pyesësh ekspertët elitë të fushës. LinkedIn është një motivim i jashtëzakonshëm për të vazhduar dhe synuar më tej duke të bërë të ndihesh me të vërtetë i vlerësuar kur mësimet e tua ndiqen nga e gjithë bota.

Puna me kompanitë kaq të mëdha kërkon një punë dhe impënjim shumë të madh. Ai punon rreth 10 deri në 12 orë në ditë duke alternuar oraret të cilat kombinojnë idetë për projektet që pasojnë.  Ditën e tij e fillon rreth orës 9:00, ku kontrollon fillimisht emailet. Më pas sheh planin ditor të përgatitur një ditë në avancë. Planifikimi për të është gjëja më e rëndësishme, si e cdo inxhinieri të cilën cdo gjë do që ta ketë në mënyrën më perfete të mundëshme. Ai punon rreth 3-4 orë paradite. Më pas pushon për 2-3 orë, ku veç drekës, kalon edhe pak kohë duke lexuar ndonjë libër jashtë fushës. Kryesisht i pëlqejnë biografitë dhe librat që ndërthurin teknologjinë me historinë. Më pas punon për 4-5 orë të tjera ose edhe më shumë, në varësi të ngarkesës.  Përgjithësisht kalon  rreth 40% të kohës duke programuar dhe 60% duke krijuar kurse për platforma të ndryshme (LinkedIn, Pluralsight, Udemy, YouTube).  Për Ervisin nuk ka një orar fiks kur e fillon dhe mbaron punën, por punon afërsisht 10-12 orë çdo ditë. Përkushtimi, durimi, dhe pasioni tepër i madh e ka bërë atë kaq të suksesshëm dhe premtues për një sërë pojektesh shumë të mëdha.

Sipas Ervisit në Shqipëri ka shumë mungesa të kurseve në gjuhën shqipe sepse krijimi i kurseve shqip për një krijues do të thotë audiencë e kufizuar, prandaj edhe kurset e tij në youtube janë në anglisht. Pra anglishtja është gjetur si gjuha zyrtare për të kryer kurse të tilla pasi i jep mundësi shumë njerzive të të ndjekin dhe të të kuptojnë.Programimi është fushë që gjuha angleze është e domosdoshme, qoftë edhe në nivele bazike. Ndaj krijimi i kurseve online anglisht me një anglishte të thjeshtuar ndihmon edhe personat që flasin sadopak anglisht.

Ai thotë per DibraOn.com se gjëja më fantastike në profesionin tim është mundësia për të punuar nga distanca për kompani të ndryshme në botë, pa qenë nevoja të jesh fizikisht aty. Ka mbi një vit që e ndjek këtë praktikë dhe e shoh si gjënë më fantastike. Gjithashtu, IT është fusha më e kërkuar e momentit, që do të thotë se ka më shumë kërkesë sesa oferta, gjë e cila na ndihmon të seleksionojmë punëdhënësit dhe të kërkojmë kushte më të mira pune. Është fantastike të punosh për kompani të ndryshme, por shpeshherë kompanitë ndodhen në intervale kohore të ndryshme. Na duhet të përshtatemi me oraret e tyre, që do të thotë se shpeshherë na duhet të punojmë në orë të vona të natës ose herët në mëngjes. Gjithashtu, teknologjia evoluon me hapa galopante, kështu që duhet të studiojmë çdo ditë për të qenë sa më të informuar për zhvillimet më të fundit. Unë shoh që interesi vjen në rritje dita ditës. Gjithashtu, kërkesat e tregut vendas dhe të huaj janë të larta, çka sjell që edhe interesi për të investuar në formimin dhe zhvillimin profesional të jetë në rritje:- përfundon inxhinieri I IT-së që mbetet shqipëtari I parë që punon me kompanitë më të fuqishme në botë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %