Të rinjtë dibranë vazhdimisht përfaqësojnë Dibrën dhe Shqipërinë mënyrën më të mirë të mundëshme në aktivitete ndërkombëtare. Pas shumë këngëtarëve, sportistëve, studentëve këtë rradhë përfaqësimi na vjen nga një fushë mjaftë interesante, ajo e stilimit.
Erolda Çela, lindur dhe rritur në qytetin e Peshkopisë pak ditë më parë përfaqësoi Shqipërinë në European Fashion Passaport të mbajtur në Sarajevë, një konkurs garonin stilistë me eksperiencë të madhe në këtë fushë. Pasi kreu gjimnazin “Said Najdeni” në Peshkopi, falë pasionit dhe dëshirës për të qenë “fashion designers” ajo vazhdoi Universitetin e Arteve në Tiranë ku më pas erdhi ditë që Erolda nga Dibra të përfaqësonte Shqipërinë në këtë eveniment kaq të rëndësishëm.
Ky sukses nuk është i rastësishëm, pasi që në moshë shumë të vogël ajo eksperimentonte duke stiluar veshje për kukulla, duke vizatar dhe duke pregatitur fustane me mjete të riciklueshme, nisur kjo dhe nga projektet shkollore.
Në një intervistë eksluzive për portalin DibraON ajo tregon për emocionet dhe eksperiencën e saj në këtë eveniment kaq të rëndësishëm.
– E gjitha nisi nga nje email nga sekretaria e shkolles, ka qene sezon provimesh, dhe te them te drejten nuk e mora dhe aq seriozisht si konkurs. Në fillim bëra vetëm dy skica, pastaj nuk vazhdove më, por dicka më shtynte qe të beja dhe skica te tjera, si perfundim bera vetëm 5 skica dhe bëra aplikimin. Pak ditë më vonë një përgjigje negative në email që më mërziti shumë por në fillim të shtarorit mora një telefonatë nga Ministrja e Kulturës ku më thanë që isha e përzgjedhura për të përfaqësuar Shqipërinë në “European Fashion Passaport”. Ishtë me të vërtetë lajmi më i mirë mund të merrja:– shprehet Erolda Çela.
E pyetur se si ishte të përfaqësoje vendin në një konkurs kaq të madh Erolda tregon:- Koha që kisha ishte vërtetë e limituar. Kisha vetëm 5 ditë kohë të bëja veshjet dhe mund të them që ka qenë vërtetë një javë shumë e lodhshme. Koleksioni im mban emrin “Pjesëz” ku jam përpjekur të rikthej tradicionalen në një erë moderne. Ngjyrat, motivet dhe detajet e florinjta frymezuar nga veshjet tradicionale kanë qenë pjesë e veshjeve. Çdo veshje është punuar më dorë dhe me detaje të cilat bëjnë diferencën e çdo koleksioni tjetër në atë fashion show. Udhëtimi për në Sarajevë ishte vërtetë emocionues.Çdo gjë ishte e mirë organizuar.
Pas akomodimit ne hotel, u takuam me fashion designert e tjerë. Të nesërmen dita startoi me workshop, me pas me shetitje nëpër Sarajevë. U njohëm dhe diskutuam për kulturat të vendeve tona ku ndërkohë po pregatiteshim për shfaqen e punimeve tona. Ishte një emocion i papërshkrueshëm kur u thirr emri “Albania” më pas emri dhe logoja ime në një ekran gjigand ndërkohë që nën tingujt e këngës së Elida Dunit shfaqeshin punimet e mia. Mora shumë duartrokitje dhe urime nga të gjithë të pranishmit ku mora një mbështetje të jashtëzakonshme dhe krijova kontakte me profesionistë nga mbarë Europa. Të nesërmen morëm pjesë në një workshop ku mori pjesë dhe Ambasada Suedeze më pas shëtitëm në vende të ndryshme.
Për mua ishte me të vërtetë një eksperiencë e jashtëzakonshme të përfaqësoja vendin tim në një eksperiencë kaq të bukur dhe të rëndësishme. Ishte një tjetër kënaqësi që ndava këtë eksperincë me publikun e vendit tim nëprëmjet jush:- përfundoi Erolda Çela, dibranja që përfaqësi Shqipërinë në një eveniment kaq rë rëndësishëm.
Nga: Samet Zagradi| DibraON.com|