Erduan Kllobucishta, shembulli qe te rinjte duhet te ndjekin

0 0
Read Time:5 Minute, 45 Second


NGA: Samet Zagradi

Erduani eshte nje i ri i cili ka dhene dhe po jep shume ne fushen e motivimit kryesisht te rinjeve. Ai eshte 30 vjec, vjen nga Dibra e Madhe e Maqedonise dhe ka nje lidhje te ngushte me qytetin e Peshkopise. Ai eshte nje model i qarte per te rinjte dhe mjafte frymezues edhe per nje moshe pak me te madhe. 

1• Erduan. Je psikolog, ke punuar disa vite si pedagog, hartues dhe zbatues i disa projekteve në organizata të mëdha dhe je vetëm 30 vjec. Si mundet të korresh një tërësi suksesesh në kaq pak kohe?

Erduani eshte nje i ri i cili ka dhene dhe po jep shume ne fushen e motivimit kryesht te rinjeve. Ai eshte 30 vjec, vjen nga Dibra e Madhe e Maqedonise dhe ka nje lidhje te ngushte me qytetin e Peshkopise.

Po është e vërtetë. Ka të bëj me individin, me faktorin social dhe tek çdo njeri kjo shfaqet në nivele të ndryshme. Personalisht, çdo herë kam nisur me idenë se çfarë duhet të ndryshoj tek vetja dhe cilat janë nevojat në rrethin në të cilin unë gjendem.  Arritjet e mia sado që të jenë, në fund përkufizohen si gjetje të mundësive reale në bazë të nevojave që ne kemi në shoqërinë ku ne ndodhemi. Shpesh herë gjërat e mëdha nuk maten me vite, por me aftësinë për të bërë gjërat në mënyrë sa më efektive dhe produktive. Nuk kam parë si diçka të pamundur. Fjala e pamundur është në fjalorin e të paditurit. Mendoj se njeriu me vullnet dhe përkushtim mund t’ja arrijë çfarë do që të jetë, por varet se çfarë qëllimi individi i ka vendosur vetes në jetën e tij.  Qëllimi i suksesit tim nuk është të nxjer në treg produktin, por të nxjer vlerën e saj në jetën tonë. Nuk duhet menduar shumë suksesi sepse nëse ndodh kjo, në anën tjetër mendon dhe dështimin. Nëse ti mendon se rrethanat që ti ndodhesh janë faktor i dështimit tënd, ato janë duke të kontrolluar ty. Qëllimi është të sfidosh dhe zotërosh atë që quhet e pamundur. Por ajo që me intereson në të tanishmen dhe të ardhmen është progresi, dhe të parit gjërat në një perspektivë tjetër. Çdo gjë është e mundur kur ke pasion.


2• Çfarë përfaqëson Erduani larg profesionit të tij? Kush është ai?

Më pëlqen të lexoj jashtë profesionit libra të ndryshëm, romane, sidomos nga fusha e biznesit. E kam pasion udhëtimin dhe shpesh praktikoj turizmin malor. Di të them se çfarë jam i aftë të bëj, Se kush jam nuk di të të them saktësisht, jeta jonë është një proces ndryshimi. Çdo moment që kalon ndërton fatin tënd, ndërton karakterin tënd. Jeta është transformim, kalim nga një gjëndje tek një gjëndje tjetër. “Se kush jam”, definohet me gjëndjen se sa mirë ndjehesh me veten tënde, se sa mirë të tjerët ndjehen me ty. Ne kemi polaritete në veten tonë. Shfaqemi ndryshe në rrethana të ndryshme. Nuk mund ta përcaktoj fatin tim thjeshtë nga një moment apo rrethanë të caktuar. Jam akoma në kërkim të vetes…


3• Gjatë gjithë kësaj rruge normalisht që ke pasur dhe pengesa apo vështirësi. Cilat kanë qenë disa nga ato?

Normalisht se dështimet janë ato që faktorizojnë suksesin tënd. Por në rastin tim, dua të them se nuk ekzistojnë dështimet, por mësime dhe leksione nga to. Më shumë se sa dështimet në profesionin e psikologut, ka të bëj me aplikueshmërinë e saj në shoqërinë tonë. Vetëdijësimi është në ngritje e sipër, por akoma do kohë që të arrihet një kuptim i duhur në shoqërinë tonë për këtë profesion. Duhet akoma punë për të bërë.


4• Sic e përmendëm dhe më sipër që keni punuar disa punë të ndryshme si ajo e psikologut,petagogut, në organizata të ndryshme. Mund te na thuash cila ka qenë puna qe të falte më shume emocion.

Normalisht të qënurit një pedagog është një “lluks” intelektual dhe ti jepet dikujt në moshë të hershme është një përvojë e pazëvendësueshme. Në përvojën time rol parësor luan individi, si i tillë edhe studenti për mua ka luajtur një rol të rëndësishëm. Qëllimi ka qënë që përtej inteligjences, dhe memories së studentit, ka qënë vlersimi dhe nxitja në pah shpirtin kreativ dhe potencialin që ka dhe në anën tjetër duke ua mundësuar të mësojnë se si mësohet të sfidosh veten përmes teknikave edukative dhe psikoterapisë. Ekziston një shprehje ku thotë se jepi dikujt një peshk dhe e ke ushqyer për një ditë, mësoje dikë se si të peshkoj e ke mësuar se si të ngopet për gjithë jetën.


5•Një pjesë e madhe të rinjve kanë prespektivë të studijojnë per psikologji. Cfarë do tu sugjeroje ti dhe sa  vlerësohet figura e psikologut në shoqerinë tonë?

Profili i psikologut nuk është sikurse rrëfimi tek prifti apo hoxha. Ajo është shkencë dhe në të njejtën kohë është dhe art. Sa i përket këtij profili nuk duhet të jetë zgjedhja e fundit. Ajo determinon fatin tënd dhe të të tjerëve. Akoma jemi në përshkrimin dhe vlersimin e fenomeneve psiko-sociale, përfitimi dhe dobia nga ky profesion do pak kohë për tu matur dhe duhet evidentuar në mënyrë shkencore për dobinë e saj pasi jepet ndihma nga profesionistët. Profili i psikologut nuk është nga ato profesione  që të pasurojnë financiarisht, por të bën të vlersosh potencialet e tua dhe të vlersosh drejtë jetën tënde dhe të të tjerëve. Së fundmi me urdhërin e psikologut, profesioni jonë tashmë ka kush ta përfaqësoj dhe kemi vendin tonë në shoqëri si profesionist.


6•Ke lindur në Dibër të madhe dhe pothuajse jeton ne Peshkopi. Cilat janë disa nga ndryshimet mes dy Dibrave?

Historikisht Dibra dhe Peshkopia dikur kanë qënë të njëjta. Për mua vazhdon akoma.


7• Ke do falenderoje per suksesin tend?

Familjen dhe gruan time.


8• E thamë pak më sipër që ke  pasur fatin të punosh petagog në universitetin “Aleksandër Moisiu” Durres . Cfarë ndjesie është të intervisohesh nga nje media qe drejtohet pikerisht nga një ish student i jot ?

Përvoja e arsimit ka rezultuar aty ta njoh Sametin. Pikërisht Sameti është dëshmia e gjallë e suksesit tim.


9• Të rijntë sot janë disi si të mpirë nga situatat që po kalon vendi jonë. Si psikolog cilat do ishin disa nga këshillat tuaja për ta. ?

Është e vërtetë se faktori ekonomik luan një rol të rëndësishëm në jetën tonë, por jo çdo herë ajo është determinues. Të gjithë të rinjtë duhet të fokusohet dhe pyetja se “çfarë dua  unë”, duhet fokusuar tek mundësitë reale që ato kanë. Kurrë nuk duhet lejuar që të tjerët tu definojnë se çfarë ju mund të bëni, por gjeni pasionin tuaj dhe bëhuni ndryshimi i vërtete së pari për veten dhe familjen tuaj, pastaj shoqëria di të bëj  vlersimin e vet.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %