Read Time:36 Second
Foltorja”e 10-të e Sali Berishës është zhvendosur në Dibër ditën e sotme.
Një grup simpatizantësh të Berishës e kanë pritur me daulle, e cila zakonisht është traditë të përdoret nëpër dasma në Dibër, kur “dajat” shkojnë te nipi ose mbesa.
Në këtë takim që është i 10-ti, Berisha nuk është shoqëruar nga asnjë deputet i PD-së në Dibër, as nga Xhelal Mziu, Kreshnik Çollaku dhe Dhurata Çupi.
Besniku i tij është Flamur Noka, ndonëse ky i fundit nuk është deputet i këtij qarku. Pas shpalljes “Non Grata” nga PD, Berisha ka nisur aksionin siç thotë ai për zhbërjen e vendimit të kreut të PD Lulzim Basha duke mbledhur Kuvendin Kombëtar të partisë.
Abcnews.al