Enxhi Musaj, vajza nga Bulqiza qe po korr sukses ne ekranet e TV

0 0
Read Time:6 Minute, 36 Second

Nga: Samet Zagradi

Enxhi Musaj, ka lindur në qytetin e  Bulqizës më 24 prill të vitit 1999. Shkollën fillore dhe atë të mesme i ka kryer në qytetin e saj të lindjes. Enxhi, njihet si një vajzë tepër aktive në aktivitetet kulturore-artistike të zhvilluara në qytet, pasi e kemi parë atë të angazhuar në moderimin e tyre me pasion, dëshirë e përkushtim.  

I gjithë komuniteti në Bulqizë, e njeh Enxhin si “vajzën e lajmeve” të BTV-së. Në këtë kontekst, në moshën 15-vjeçare ajo vendosi të mos mjaftohej vetëm me moderimin e aktiviteteve shkollore, të QKF-së (Qendra Kulturore e Fëmijëve) Bulqizë apo Bashkisë, por të hidhte një hap më tutje e të bëhej pjesë e Televizionit të Bulqizës.

Enxhi në fakt, ka qenë fytyra televizive e Bulqizës për shumë kohë. Madje, jo vetëm televizive por edhe e cdo aktiviteti historik dhe jo vetëm. Fytyra e shumë kronikave, dhe shumë aktiviteteve për fëmijë e të rritur. Një vajzë plot jetë, që ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të saj nuk preferoi të binte pre e monotonisë, por përkundrazi u angazhua kudo gjeti hapësira për të promovuar vendin e saj, dhe për të qenë zëri i të gjithë atyre që nuk kishin zë mjaftueshëm për të ngritur shqetësimet e tyre.

Për 3 vite me rradhë populli bulqizak ka ndjekur edicionet informative te prezantuara nga Enxhi, me një prezencë televizive shumë profesionale për vetë moshën që ajo ka.

Për Enxhin, bota e televizionit nuk ishte padyshim angazhimi i vetëm. Kjo pasi tashmë, Enxhi, një pjesë shumë të rëndësishme të kohës së saj i’a kushton edhe studimeve të saj akademike. Enxhi, studion në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Dega “Shkenca Politike”.

Dega që Enxhi ka zgjedhur nuk është padyshim e rastësishme. Kjo pasi sic na tregon edhe ajo vetë, ajo është e vendosur që në të ardhmen të japë kontributin për vendin e saj, sepse vetëm duke u angazhuar gjërat mund të ndryshojnë. Enxhi ka vendosur të integrohet seriozisht në këtë degë, dhe këtë e tregojnë dhe rezultatet e larta deri më tani.

Gjithsesi, pavarësisht anagzhimeve të ndryshme dhe impenjimeve që ajo ka, media sërish mbetet pasioni i saj më i madh. Pasion i cili arriti momentin më të mirë që në castin që Enxhi fitoi postin e spikeres me meritokraci në Rtv Adrianet, në qytetin bregdetar të Durrësit.Ajo sot e kësaj dite arrin të përballoj karshi ngarkesës në shkollë edhe punën në televizion.

E në fund, të bindur se të flasësh për Enxhin, vlerat që ajo mbart, planet për të ardhmen, por edhe pasionet, nuk mund të mjaftojë kurrsesi ky artikull e as shumë të tjerë si ky, insistojmë të marrim  nga ajo një mesazh drejtuar të gjithë të rinjve.

Ndër të tjera Enxhi shprehet…“Nuk mjafon vetëm dëshira për të ecur përpara, por duhet të dimë sesi të kultivojmë cilësitë e aftësitë tona të duhura. Kjo kërkon përpjekje personale të zellshme për secilin që synon lart, por mbi te gjitha duke ruajtur thjeshtesinë. 

1.Kush është Enxhi për ato që nuk e njohin?

 Fillimisht dua t’iu falenderoj për intervistën,është vërtet shumë bukur puna që ju bëni,promovimi I talenteve dibranë.

OK,unë jam Enxhi,nga qyteti I Bulqizës.Aktualisht jam studente në universitetin “Aleksandër Moisiu”në dëgën “shkenca politike”.Më pëlqen shumë bota e medias dhë komunikimi me publikun,pikërisht prandaj unë  kam punuar 3 vite në televizionin e Bulqizës si spikere lajmesh e tashmë jam pjesë ë RTV ADRIANET. .Është dicka që e bëj me dëshirë dhë pasion  e  gjëra të tilla  që bëhen me dashuri të madhe të motivojnë dhe të bëjnë të ndihesh vërtet komode më veten  në rradhë të parë ,por edhe me të tjerët që besuan tek unë.

Enxhi Musaj

2.Çfare iu motiovon ne jete?

Me motivon fakti se dikush me ka punesuar per shkak se vlereson aftesite e punen time, dhe njekohesisht me motivon ndjenja qe jam e vlefshme per shoqerine ku jetoj e jap ndihmesen time modeste.

3.Si ndihesh kur te etiketojne “ajo qe jep lajmet” dhe si e menaxhon “famen” aq sa ke?

Ne fakt ky etiketim eshte bashkeshoqeruesja ime thuajse cdo dite ,sidomos ne universitet.Madje edhe kur dal perpara auditorit per te paraqitur ndonje punim timin,gjate prezantimit te ketij te fundit degjoj komente te tilla si: mu duk per nje moment se po te shikoja duke dhene lajmet, te lumte I degjuam lajmet dhe per sot.Por ne fakt kete fraze”ajo qe jep lajmet” e kam degjuar me se shumti ne qytetin tim te lindjes,mbase kjo nga kohezgjatja e punes time ne televizionin e Bulqizes,(3 vite).Ndihem mire se kjo tregon qe kam formuar disi nje “imazh” timin si spikere. Ndersa nese flasim per”famen” di  te them se ajo eshte lehtesisht e menaxhueshme nese ruhet thjeshtesia, dhe serioziteti.Une nuk synoj qe te behem e famshme ne fakt.Qellimi Im primar eshte qe cdo dite e me shume te behem me e zonja ne punen time e te mesoj dicka te re.

4. Na trego pak pwr hobet dhe gjerat qw tw pwlqejnw?

Eshte lehtesisht e kuptueshme qe me pelqen bota e televizionit.Gjithashtu me pelqen qe te ofroj ndihmen  dhe kontributin tim ne permiresimin e gjithckaje qe le shteg per permiresim,ne komunitetin apo shoqerine ku jetoj (ketu besoj se do te me ndihmoje dhe mbarimi I studimeve universitare).Me pelqen gjithashtu te lexoj libra letrare,dhe filozofik.

5.Sa te lehte e ke pasur te ecesh pas experiences tek BTV?

Ne fakt 3 vite pune tek BTV nuk jane pak.Aty kam mesuar ABC e televizionit,u rrita gradualisht fale  dhe ndihmes se Myrteza Gjokes, I cili me ka ,mesuar e shpjeguar shume gjera rreth Tv,per te cilat dua ta falenderoj!Keshtu une nuk eshte se e kam patur shume te veshtire fillimin e punes ne nje televizion tjeter,pasi eksperienca e BTV-se dhe besimi tek vetja bene qe une tia dal.Dhe jam vertet shume e lumtur me punen aktuale dhe me koleget me te cilet punoj.

 6.Planet tuaja, kush jane?

Planet e mia jane te perqendruara kryesisht ne perfundimin e studimeve universitare me nje mesatare te mire,dhe punesimi ne profilin tim.Persa I perket televizionit,ne qofte se me jepet mundesia pse jo mund ta ushtroj si  nje profesion te dyte spikerimin.

7.Ti si e e re, cfare mendimi ke per te rinjte e sotem?

Te rinjve te sotem u mungon motivimi.Ky eshte nje konstatim I imi,qe e kam vene re ne pothuajse ne cdo te ri.Te rinj qe fillojne studimet universitare e te pashprese per pune e nje te ardhme me te mire.Te rinj qe ngurojne te angazhohen e te ndermarrin nisma,por jam e bindur qe ka dhe shume te rinj qe jane hiperaktiv, te zgjuar dhe punetore,te rinj shpresedhenes e arkitekt perfekt te se nesermes me te mire.

8.Kush do te ishin 5 gjerat qe do te doje te ndyshoje ne Diber?

Qe Dibra ka nevoje per permiresim e ndryshim kjo dihet.Une mendoj qe gjerat esenciale per te cilat ka nevoje Dibra jane:

1 Te ndertohet rrruga e Arbrit,

2. Te miratohet statusi I minatorit,

3.te rritet mireqenjia ekonomike,

4.prioritet sektori I bujqesise,

5.ndryshim mentaliteti.

8.Trego me shume rreth “sekretit” te nje spikerje?

E rendesishme si fillim eshte vullneti.Duhet ta deshirosh si profesion, te punosh per te me profesionalizem, serozitet,pasi eshte nje pune me goxha pergjegjesi ,( informon nje mase te madhe njerezish).Qe nje spikere te jete” e mire” per mendimin tim krahas cilesive te siperpermendura duhet te kete nje disksion zeri te mire, te jete e qarte ne percjelljen e informacionit  dhe te kete nje paraqitje te mire ne ekran.Keto besoj jane disa nga gjerat kryesore qe  e karakterizojne nje spikere “te  mire”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %