E kush tha që estrada profesioniste e Dibrës nuk egziston? Është shumë i vërtetë fakti që nuk është aktive, nuk ka fonde dhe publikut i mungon skena e magjishme e pallatit të kulturës Dibër.
Të rinjtë duket se po përpiqen të risjellin magjinë e dikurshme të estradës me shfaqje humori e muzike tradicionale.
Engjëll Hoxha, aktori dhe regjizori i lindur në Dibër por që po futet thellë në rrugën e artit shpesh vë në skenë shfaqje për publikun fantastik dibran. Komedia e rradhës me një titull humoristik “Leku iku për lesh” nën regjinë e Engjëll Hoxhës dhe aktorët: Aleksander Kondi, Denardo Neziri, Agim Skara dhe Engjell Hoxha mbushën si rrallë herë plot sallën e pallatit të Kulturës Peshkopi duke mbajtur me të qeshura rreth një 1 orë e 30 minuta publikun dibran.
Prezantusja e talentuar Lorena Alia, këngëtarët Gesara Haka dhe Eduart Hoxha e orkestra e estradës nën drejtimin e Faik Vojkës i dhanë një hijeshi kësaj shfaqje e cila do të jetë edhe në datëb 20 Prill.
Për DibraOn.com Samet Zagradi