ELTON DEBRESHI, KANDIDATI I PARË PËR QARKUN E DIBRËS
Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zyrtarizoi kandidaturën e pavarur të Elton Debreshit për zgjedhjet e 25 prillit. Organizimi dhe puna intensive e minatorëve të Bulqizës dhe aktivistëve të Organizatës Politike në mbledhjen e firmave i dha frytet e veta të para.
Po ky është vetëm hapi i parë drejt futjes së një minatori dhe sindikalisti shembullor si Elton Debreshi në Kuvend. Fitorja e madhe kërkon angazhimin e çdo qytetari dibran dhe solidaritetin e çdo njeriu të ndershëm anekënd Shqipërisë.
Në Kuvendin e Shqipërisë Elton Debreshi do të përfaqësojë me forcë, guxim e ndershmëri të drejtat dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Dibrës. Si punëtor e sindikalist, ai do të jetë gjithashtu zëri i të gjithë të shfrytëzuarve e të nëpërkëmburve të shoqërisë.
Demokracinë e shembur nga lart do ta ngremë nga poshtë të gjithë bashkë!