Dibra është një trevë mjaftë e njohur, ku krahas vlerave historike e shoqërore ka edhe një varg karakteristikash kulturore, të cilat e bëjnë atë një zonë me të vërtetë të pasur etnokulturore. Mes qindra vlerave që kjo zonë mbart në vetvete dasmat kanë qenë dhe mbeten me të vërtetë një nga perlat e trashëgimisë Dibrane. Ritet, traditat, mënyra se si organizohet janë me të vertetë shumë interesante dhe të bukura kur i degjon.
Fejesave u kushtohej rëndësi të madhe, si nga ana e atij që jepte edhe nga ana e atij që merrte. Para se vendosej për të dhënë një vajzë ose për të marrë një nuse, shiheshin mirë e mirë shumë tregues:
E para- nusja që lypej për djalë duhej të ishte nga fis dhe derë e mirë.
E dyta- duhej të ishte mbesë në një fis ose në një derë të mirë.
E treta- duhej hetuar se mos kishte qenë më parë ndër nishane (e fejuar ose e martuar), sepse nëse merrje ose jepje një vajzë të fejuar hyje në gjak e duhej të laje gjak.
Ana ekonomike shihej si jo shumë e rëndësishme, sidomos për djalin. Ka pasur shumë raste kur vajzën ja jepnin për nuse një të pasuri i cili më pas bëhej fukara. E rëndësishme është të theksohet se në të gjitha rastet fejesat bëheshin pa pëlqimin e të fejuarve, te cilët as nuk e ksihin parë e as nuk mund ta shihnin asnjëherë njëri-tjetrin, deri kur te vinte dita e martesës. Në shumë raste fejesat bëheshin që ne barkun e nënës. Burrat i jepnin fjalën njëri-tjetrit dhe ashtu vepronin, se fjala e dhënë konsiderohej ligj e nuk kundërshtohej më.Gjithashtu shumica e fejesave bëheshin me shkes. Shkesit njiheshin për aftësi ndërmjetsimi madje disa ecnin me lista se kush kishte djalë për të martuar e vajzë për të fejuar dhe pastaj trokiste në dyert e tyre. Kur të dyja palët binin dakord, vihej menjëherë në zjarr xhezveja e kafesë me sheqer dhe quhej kafeja e harjlies. Kjo kafe që pihej zyrtarizonte lidhjen e miqësise. Pasi kryhej riti i kafes familja e vajzës i jepte shkesit një shami koke ose një shami duarsh, herë herë edhe ndonjë palë çorape leshi, të cilat quheshin nishane. Këto nishane shkesi i dërgonte te shtëpia e dhëndrit e cila i vinte ne muret e odave të shtëpive që t’i shihnin miqtë dhe të afërmit. Në shtëpine e djalit qitej me pushkë dhe kjo bëhej për të treguar se në atë familje kishte ndodhur një fejesë, ndërsa vajzat e nuset menjëherë ja merrnin këngës. Deri në ktë kohë askush nuk e dinte se cila ishte fytyra e të fejuarës, askush se dinte në ishte e bardhë apo e zezë, në ishte e gjatë apo e shkurtër, e bukur apo e shëmtuar. Vetem kur martoheshin e shikonin se cfarë nuseje kishin marrë. Ashtu siç kishte çifte që edhe pse të martuar pa u njohur, kalonin mirë me njëri-tjetrin, kishte edhe çifte të tjera që i kalonin ditët pa lumturi e dashuri.
Kthimi i miqësisë
Pasi kalonte pak kohë, dy miqtë e rinj komunikonin mes tyre nëpërmjet shkesit dhe përcaktonin se kur do të bënin ceremoninë e njohjes me njëri-tjetrin, te cilës dibranët i thonë kthesëe miqësisë. Pasi caktonin datën, caktonin edhe numrin e personave që do të shkonin tek familja e vajzes dhe të atyre që do të shkonin tek familja e djalit. Numri duhej të ishte gjithmonë tek. Ky numër ishte dy llojesh: “me të vogel“ dhe “ me të madhe “.
“Me të vogël” quhej kthesa kur tek të dy fqmiljet sbkonin tre veta se bashku me shkesin. Ndërsa “me të madhe” quhej kthesa kur shkonin më shumë se tre, pra pesë, shtatë apo nëntë vetë. Në këtë ceremoni njohjeje vajtje-ardhje shkonin vetëm burra dhe ne asnjë rast nuk shkonin gratë. Askush nuk duhej ta shihte nusen e re, e cila sipas zakonit ishte e detyruar të fshihej me të gjitha mënyrat e të mos u dilte ndër sy njerëzve të burrit.
Paja (rraqet) e nuses
Sapo fejohej, vajza duhej të mendonte e të punonte natë e ditë për pajën e saj. Për këtë qëllim ajo shkëputej nga punët e tjera të familjes dhe merrej vetëm me këtë pune. Paja e nuses përmbante: çorape leshi për burra e gra, shami duarsh e koke me qendisje në pelhurë të bardhe, fanella leshi e pambuku për burra e gra etj. Këto punime vajza i bënte me gjilpërë, shtiza dhe grep. Ndërkohë në një kohë të caktuar familja e dhendrit siguronte razbojt për të bërë qilima e sexhade. Këto punime kërkonin kohë të gjatë, durim e intuitë dhe bëheshin me materiale leshi deleje, të punuar ose të papunuar, të ngjyrosur ose jo, sipas kërkesës që do t’i bëhej. Gjithashtu ata duhet t’i dërgonin nuses një sasi penjsh prej pambuku që do të shfrytëzoheshin për trikot apo për qilimat e sexhadet. Nëse familja e dhëndrit nuk do t’i dërgonte nuses sasi të mjaftueshme për të kryer punën me pajën dhe nëse nuk do t’a dërgonte ne kohën e duhur, atëherë lindte debati mes dy familjeve që përfundonte me gjoba ose me hatërmbetje.
Prerja epaçit, caktimi i vitit të dasmës
Pasi dy familjet merreshin vesh se në cilin vit do të benin dasmë, përfaqësues të familjes së dhëndrit shkonin një natë te mikudhe prisnin paçin. Kështu quhej vendimi që merrej atë natë, kur renditeshin kërkesat materiale e financiare të familjes së vajzës kundrejt familjes së dhëndrit. Si rregull elementë të paçit ishin: lesh e penj leshi, pambuk e penj pambuku, penj për qendisje, një sasi e madhe parash që shkonte deri në pesëdhjetë mijë lekë të asaj kohe që ishte e barabartë me shumën që nevojitej për ndërtimin e dy shtëpive. Gjithashtu paçi përmblidhte edhe numrin e veshjeve që do të bliheshin për nusen, fustane e kostume, triko deveje, shami koke, kuti tualeti, pallto, disa palë këpucë, stoli për qafë, për duar dhe për vesh sic ishin: gjerdani, unaza, byzylyku, vathët etj. Tek elementët e paçit ishin edhe rrobat e shtratit ku caktoheshin sa dyshekë e jorganë do te bliheshin.
Caktimi i ditës së dasmës
Si rregull dita e dasmes duhej të bëhej një muaj nga çasti kur jepej fjala, por në raste të veçanta zgjaste më gjatë se një muaj.Caktimi i ditës së dasmës kishte shumë rëndësisepse atëherë fillonte me ngut puna për përgatitjen e dasmës. Me rastin e caktimit të ditës së dasmës midis miqve bëhej edhe një bilanc. Kërkohej e jepeshin sqarime për plotësimin e kushteve që kishte kërkuar familja e vajzës. Nëse kishte ndonjë mangësi jepej afat deri ditën e dasmës.
Punoi: Xhesika Makishti, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës