Jeta kulturore, artistike dhe sociale kyresisht në qytetet e vogla është shumë e zymtë dhe nuk te jep dicka që të argëtohesh. Në qytetin e Peshkopisë kjo gjë ndryshon disi gjatë stinës së verës duke qenë që emigrantët dhe studentet kthehen me pushime pranë familjeve të tyre. Por fatkeqëssht përvec bulevardit dhe kafeneve qyteti Peshkopisë nuk ka dicka argëtuese dhe zbavitëse per qytetarët e saj.
Të vetmit që po kujdesen për argëtimin e banorëve mbeten bizneset të cilët organizojnë mbrëmje argëtuese me këngëtarë dhe aktorë të njohur dibranë dhe jo vetëm. “Bolozano Lounge and More” dhe qëndra tregëtare “Eiba” këtë verë po sjellin risi dhe po bëjnë një punë mjaftë të mirë për sa I përket argëtimit dhe kalimit të një mbrëmje ndryshe. Pak ditë më parë Qëndra Tregtare “Eiba” oranizoi nje mbrëmje festive ku nderthurej humori I pastër I aktorit dibran Genc Lleshi, muzika latine dhe karaoke.
Të shtunën e datës 20 Korrik “Bolzano Lounge and More” ka menduar të argëtojë qytetarët duke sjellë në Peshkopi këngëtaren Mishela Rrapo dhe duke premtuar mbrëmje argëtuese në këto ditë të nxehta të verës.
Kujtojmë që këto dy biznese kanë qenë dhe më parë promovues dhe organizatorë të festave argëtuese për qytetarët.
Nga:Samet Zagradi|DibraON|