Egnatia-Korabi, finalja që vlen sezonin

0 0
Read Time:1 Minute, 6 Second

Kategoria Superiore uli kështu siparin me verdiktet e fundit që i përkisnin vetëm pjesëmarrjes në Europë. Pas 36 javësh të gjata e të lodhshme, skuadrat u munduan të jepnin më të mirën për të mbyllur si duhet sezonin. Megjithatë, ka ende një çështje të pazgjidhur, takimi mes Egnatias dhe Korabit që do të luftojnë për një biletë në Kategorinë Superiore. Skuadra e Zekerija Ramadanit e mbylli sezonin në vendin e tetë në kuotën e 35 pikëve dhe në këtë duel është më e favorizuar për shumë arsye.

Faktori fushë, por edhe eksperienca e një viti të tërë në Superiore e ndihmon shumë Egnatian, por edhe gjendja e titullarëve, pasi javët e fundit nuk është se janë hedhur në fushë, pikërisht për të luajtur këtë sfidë që vlen fatet e sezonit. Deri më tani nuk paraqitet asnjë mungesë që mund të shqetësojë teknikun Ramadani, ndërkohë ndryshe është situate te Korabi. Dy ndeshjet e play-off ndaj Tomorit dhe Apolonisë ka sjell një lodhje fizike te lojtarët, e kjo u pa në ndeshjen e fundit ndaj skuadrës fierake.

Mungesa më e rëndësishme është ajo e mbrojtësit të djathtë, Nikolin Duka me kartonin e kuq të marrë në takimin e fundit. Dueli mes tyre merr jetë të martën më datë 31 maj, duke nisur nga ora 17:00 në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %