Personazh” është një projekt që sjell njeriun e vërtetë dhe të zakonshëm, por me historinë e jashtëzakonshme. Histori të treguara nga vetë ata, ku gjithkush gjen një copëz të realitetit që sfumohet, por që nuk humbet kurrë. Personazhe që rrëfejnë dhe që sjellin mesazhe të forta për shoqërinë. I gjejmë mes nesh, por harrojmë të flasim gjatë me ta.
Nga: Samet ZAGRADI
Shohim cdo ditë që të rinjtë e sotëm priren të vërshojnë drejt modernes dhe trendeve të reja. Nisur kjo nga trendet e reja që rrjetet sociale dhe televizioni pasqyron të rinjtë ,duket që janë disa hapa larg tradicionales dhe trashëgimisë kulturore. Arti është pjesa ku të rinjtë po largohen disi nga tradicionali duke u prirur tek rrymat alternative.
-Kënga, vallja, veshja tradicionale përdoret dhe pëlqehet kryesisht nga një moshë e mesme por ka edhe të rinj si Edmond Përnezha që shërbejnë si kandil që muzika dhe kultura popullore të mos shuhet.
Ai është i ri, ka pasion muzikën popullore dhe mjeshtërisht luan instrumentin e ciftelisë. Mondi sic e thërrasin në mënyrë të shkurtuar në qytet kohët e fundit, njihet dhe ka filluar të krijojë profilin e tij duke ushqyer mjaft mirë këtë rrymë të muzikës. Ai është I pranishëm dhe protagonist në cdo aktivitet që Qëndra Kulturore Peshkopi organizon dhe bashkë me to, ai ka fituar disa cmime të para në konkurset që janë zhvilluar.
Duket që rrënjët e traditës dibrane janë shumë të thella dhe Mondi është pasardhësi i një plejade të madhe artistësh që Dibra ka nxjerrë, si Sherif Dervishi, Dritan Jashari, Arif Vladi, Vera Laci, Lirie Rasha dhe shumë ikona të tjera të muzikës popullore dibrane.
Në një intervistë ekskluzive për portalin Dibra ON, Edmond Përnezha shprehet:- Unë jam shumë I lumtur që me projektin dhe median tuaj kujdeseni të të pasqyroni vlerat e personazheve të këtij qyteti. Gjithmonë e kam dashur muzikën popullore dhe po I vogël kam mësuar ti bie ciftelisë. Atëherë I ndiqja me kujdes nga televizori ikonat e muzikës dibrane , si Arif Vladin, Vera Lacin, Lirie Rashën apo Sherif Dervishin me shokë të cilët kanë qenë një shembull për mua. Tashmë që jam koleg me to realisht nuk më besohet dhe ndihem mjafte I privilegjiar.
Mondi është një këngëtar I ri, me pasion dhe një talent të vecantë I cili e bën atë një aset të cmuar në trashëgiminë kulturore të muzikës dibrane. Është një djalë I qetë, punëtor, gojëëmbël dhe premton një karrierë të pasur artistike. Lule Bjeshkatore është një ndër këngët më të bukura të kënduar nga Edmond Përnezha e cila ka pasur mjaft klikime në videoklipin e tij.
Edmond Përnezha tashmë është një emër I konsoliduar në fushën e muzikës popullore dibrane. Përvec koncerteve dhe pjesmarrjes në emisionet televizive ,ai po ftohet në koncerte jashtë kufinjve të Shqipërisë. Më poshtë janë disa këngë të këngëtarit dibran ,Edmond Përnezha.