Edhe një sallatë më shumë e grirë nga Adriatik Doçi, për Agron Tufën

0 0
Read Time:3 Minute, 29 Second


Në një shkrim te Shqiptarja.com, gazetari Adriatik Doçi, hedh disa teza mbi largimin e Agron Tufës. Me të drejtën që na e jep Zoti, ne mund të merremi veç me tekstin që ka shkruar z. Doçi, pra t’i bëjmë analizë analizës së tij, në një mënyrë matematike dhe objektive aq sa mundemi.

Shkrimi i z. Doçi gjendet në linkun e mëposhtëm:

https://shqiptarja.com/lajm/doci-agron-tufa-ka-ikur-te-beje-edhe-nja-pese-kalamaj-te-tjere-ne-zvicer-ju-grini-sallate-ne-tirane

Që në krye të herës, bash në titull, ai na thotë “ju grini sallatë”, duke grirë kështu edhe vetë sallatën më të madhe “Cezar” të parë ndonjëherë për këtë çështje (përse, do e shohim më poshtë). Po në titull thotë se ka ikur të bëjë 5 kalamaj të tjerë në Zivcër, gjë së cilës nuk i shihet dot as qëllimi dhe as rëndësia në atë tekst. Ndoshta do të na thotë që të bësh 5 fëmijë është turp i madh? Këtë mbetet të na e thotë gazetari, në një shkrim tjetër më serioz, me një gatim më serioz se një sallatë, sepse sallata është veç mesore, pra na duhet një pjatë serioze.

Teza që hedh gazetari Doçi (edhe pse gazetarët nuk janë për të hedhur teza por për t’i vërtetuar ato), është, që Agroni me të shoqen kanë qenë miliarderë në kohën e Saliut dhe milionerë në kohën e regjimit Rama.

Le ta shohim se çka na thotë me të vërtetë gazetari i Shqiptarja.com.

Sipas tij Agron Tufa bënte 17 punë në kohën e Saliut, ndërsa e shoqja 15 punë. Tashti në një llogari të thjeshtë 17 Agroni + 15 Elvana = 32 punë, pra 32 rroga për një muaj. Le ta marrim një rrogë aty te 400 mijë lekë të vjetra dhe shohim që bëjnë 12 milionë e 800 mijë lekë të vjetra në muaj.

Në vit sipas sugjerimeve të gazetarit Doçi, Agroni bashkë me të shoqen fitone përafërsisht 154 milion lekë të vjetra (pa rrogat e trembëdhjeta dhe pa cmimet letrare). Pra në tetë vite të qeverisjes Berisha, i bie që Tufa të ketë fituar plot 1 miliardë e 200 milionë lekë. Çfarë milardieri me kollare?!

Ndërkohë, thotë që në kohën e Ramës, Tufa nuk bën më 17 punë, por bën vetëm 7. Ndërkohë që nëse ndjekim logjikën e tij, edhe e shoqja bën më pak punë. Pra të dy mund të kenë bërë bashkë nja 14 punë, nga shtatë për secilin. Meqë qeveria Rama e ka rritun mirëqenien dhe rrogat, le ta marrim një rrogë 500 mijë të vjetra.
Me të njëtën llogari si në kohën e Saliut, sepse mënyra e përllogaritjes nuk ndryshon pasi ndryshohen qeveritë, i bie që Tufa me të shoqen, në qeverisjen e Ramës morën plotë 508 milion lekë të vjetra. Në shumën totale nga qeverisja e Berishës dhe e Ramës, Agroni me të shoqen, kanë grumbulluar rreth 2 miliardë lekë të vjetra.

Po ku i çoi dy miliardë lekët ky Tufa, që të vetmin apartament e bleu me kredi? Nga ana tjetër pse fëmijët nuk i çoi në shkolla private por veç në ato publike? 

Sigurisht që unë e njoh figurën letrare të hiperbolizimit, e kuptoj edhe Com-in e Shqiptares, por në shkollën time të gazetarisë më kanë mësuar që gazetaria nuk është letërsi dhe nuk duhen figuara letrare, e aq më pak hiperbola.

Në kushte normale, ky tekst i shkruar me ngut, ose në modelin e grushtimit duhet të fshihet. Ose të redaktohet, sepse duket shumë pak ose aspak serioz.

Më poshtë, gazetari në ngut e sipër nge të tjera teza, të cilat nëse kanë ndonjë fije serioziteti, edhe atë e humbasin pas të dhënave që na ofroi më sipër. Po të doni ju edhe i përmendim, por është thjeshtë humbje kohe.

Prandaj unë mendoj, që gazetari para se të ketë të dhënat duhet të ketë logjikën, matematikën e thjeshtë. Ai duhet ta pyes veten, ore, këto që mund të quhen fakte a qëndrojnë disi, dhe ata që i lexojnë a mund t’iua rrokë e shkreta mendje?!

Dhe për fund kam një pyetje (sigurisht retorike): A mund të grihet sallatë për grirjen e sallatës?

Alban Tufa, Abu Dhabi, UAE, 2019

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %