Këtë të martë ka ndodhur një ngjarje që ka tronditur Fierin dhe gjithë Shqipërinë mbarë. Në fshatin Mujalli të Fierit është rrëmbyer një fëmijë i moshës 8-vjeçare në orët e para të mëngjesit. I mituri është gjetur më pas, i groposur në oborrin e fqinjit të tij. Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është Klodian Çalamani, i cili mësohet se jetonte i vetëm.Ai u arrestua nga policia, ku po hetohet në mënyrë të detajuar për rrethanat e krimit të rëndë.
Njoftimi në polici për zhdukjen e të miturit është bërë nga e ëma me inicialet F.V se djali nuk ishte kthyer në banesë. Policia vihet në gjurmim të situatës. Mbas hulumtimit të të gjithë ngjarjes, policia kërkon në banesën e rrëmbyesit, ku në gjurmim e sipër kanë rënë në gjurmët e vendit të groposjes. Mësohet nga burimet e policisë se trupi i pajetë i të miturit ishte mbuluar me baltë.
Fëmija ishte zhdukur që në orën 9:00 të mëngjesit të kësaj të marte.
E rëndë/ U rrëmbye nga fqinji dhe e groposi në oborrin e tij 8-vjeçarin
Read Time:51 Second