Opinion/ Samet Zagradi
Nëse në kohët më të hershme heronjtë mateshin me shpatë apo pushkë sot në rrethana të ndryshme heronjtë njihen për gjëra krejt ndryshe. Të tillë, pa pikën më të vogël të dyshimit do të veçoja shoferët e linjës Peshkopi- Tiranë të cilët në çdo lloj stine nuk ndalojnë së udhëtuari përmes shtigjeve të rrezikshme. Në borë, akull, shi dhe vapë nevoja për transport është me të vërtetë i lartë pasi Dibra pavarësisht distancës gjeografike është një zonë e madhe dhe shumë e lidhur me Tiranën.
Të nisesh në këtë rrugë për një person minimalisht duhet një pregatitje psikologjike dhe fizike të paktën dy ditë më parë, por me shoferët e kësaj linje ndodh e kundërta. Ato e bëjnë atë dy herë në ditë, nisje dhe në kthim që normalisht për sa i përket kilometrave nuk përbën ndonjë habi por nëse e prek atë nga afër me të vërtetë është e frikshme.
Shoferët e kësaj linje dhe anasjelltas përveç shpenzimeve të domosdoshme të mirëmbatjes së mjetit u duhet të paguajnë shuma marramendëse për të pasur të drejtën e udhëtarë. Çdo ditë këto shoferë mbajnë mbi supe jetët e dhjetra udhëtarëve të cilët kalojnë mbi segmente tepër të rrezikshme krahas rrugës me kushte skanaloze që është bërë pengesë shumë e madhe të gjithë Dibrën. Udhëtimi nga Peshkopia në Tiranë afërsisht zgjat diku tek 4 orë e 30 të minuta ku shoferët duhet të përshkruajnë segmente jashtëzakonisht shumë të rrezikshme si ai Qafë Buall- Klos, Klos-Burrel ( rrugë e amortizuar) dhe shumë segmente të tjera.
Bileta 600 lekë për qytetarët e Dibrës është një çmim disi i kripur por nëse merr në konsideratë gjendjen në të cilën rruga ndodhet, amortizimin dhe taksat e larta të automjeteve qytetarët disi e justifikojnë këtë çmim. Për tu shmangur rrugës së gjatë dhe të amortizuar dibranët preferojnë të udhëtojnë drejtë Tiranës nga shtetit Maqedonas.
Derisa Rruga e Arbërit të bëhet realitet tortura e qytetarëve dhe shoferëve do vazhdojë ashtu siç do jetë dhe mbetja e Dibrës mes baltës së varfërisë dhe mjerimit. Deri atëherë shpëtimtarët dhe heronjtë e kohëve tona do të mbeten shoferët të cilët na tranportojnë për çdo hall dhe punë që ne dibranët kemi…