Dy këndore të fituara dhe 3 gjuajtje në portë. Xhulio Skuka i mrekullon të gjithë ndaj Italisë

0 0
Read Time:35 Second

Xhuliano Skuka ishte një nga lojtarët që mori pjesë mbrëmë në miqësoren e Shqipërisë kundër Italisë. Sulmuesi i Partizanit u fut në lojë në minutën 88-të të takimit, por kaq mjaftuan që dibrani të linte gjurmë.

Ai ishte pranë golit me një goditje spektakolare me roveshatë. Gjithashtu tentoi edhe dy herë të tjera portën Axurre duke treguar se ndoshta meriton më shumë minuta në fushën e blertë. 5 minuta në fushë dhe 2 këndore të fituara pikërisht nga shtatlarti i fazës ofensive.

Edhe vetë trajneri Edi Reja u shpreh i habitur me paraqitjen e dibranit. Tanimë s’mbetet gjë tjetër veçse të pritet nëse ai do të preferohet si titullar në miqësoren e radhës me Armeninë

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %