Read Time:31 Second
Kombëtarja shqiptare U17 po zhvillon një ndeshje me kombëtaren e Turqisë në stadiumin kombëtar “Air Albania”.
E veçanta e këtij takimi është se në këtë ndeshje në formacion luajnë dy futbollistë dibranë. Dean Vraniçi mban numrin 16 në fanellë i cili luan me Sudtirol ndërsa me numrin 9 Flavio Sulejmani luan në Peruxhia.
Gazetari i mirënjohur sportiv dhe miku i mirë i portalit Dibra ON Defrim Methasani na sjell pamje dhe informacione direkt nga stadiumi “Air Albania.
Futbollistët dibranë po shkëlqejnë dhe po zënë vend në kombëtaren tonë. Ja vlen të kujtosh Xhuliano Skukën dhe Qazim Laçi të cilët luajnë në Kombëtaren A.