“Dita Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor”E diela e tretë e muajit Nëntor shënon “Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor” dhe në këtë kuadër Drejtues dhe shërbime të Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, nxënës shkollash dhe qytetarë të shumtë na janë bashkuar për të përkujtuar ata njerëz që kanë humbur jetën në aksidentet rrugore dhe njëkohësisht për të dërguar dhe një mesazh mbështetje për familjarët e viktimave.
Në qarkun e Dibrës gjatë periudhës 11 mujore janë evidentuar 23 aksidente rrugore dhe në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2020 dhe 2019 kemi 65 aksidente më pak.Shërbimet e Policisë Rrugore gjatë ditës së sotme kanë improvizuar një skenë aksidenti rrugor, duke rrethuar vendin e aksidentit dhe vendosur sistemin e sinjalizimit rrugor që tregon skenën e aksidentit, dhe nga nxënës të shkollave janë krijuar dhe vendosur postera me qëllim tërheqjen vëmendjes së opinionit publik për tu sensibilizuar dhe për të shtuar kujdesin kur drejtojnë një automjet. Gjatë 3 javëve të fundit të këtij muaji janë arrestuar dhe proceduar 7 persona për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, dhe Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, janë vendosur 1130 masa administrative, prej të cilave 3 leje drejtimi të pezulluara, 7 masa administrative për perdorim të celularit, 132 për mospërdorim rripi sigurimi, 4 masa për mosvendosje kaske mbrojtëse, 10 masa administrative për pëdorim të pjeve alkoolike dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.Këto shifra që përmenda nuk janë për të vlerësuar punën e policisë pasi policia nuk ka si qëllim ndëshkimin, por parandalimin e ngjarjeve rrugore, sensibilizimin dhe bashkëpunimin me qytetarët për krijimin e një mjedisi dhe udhëtimi sa më të sigurtë.Nën moton “Zbatojmë rregullat, shpëtojmë jetë” do të ndërmerren fushata edhe me të mëdha sensibilizuese duke bashkëpunuar ngushtë me Kryqin e Kuq dhe nxënësit e shkollave si një model për të përcjellur mësëmiri mesazhin për të rritur vigjilencën dhe të rikujtoni pasojat që sjellin aksidentet rrugore për jetën dhe ekonominë e tuaj; Apeloj për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet normat e sjelljes në rrugë pasi është në interesin tonë të përbashkët ___ fjala e Shefit të Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër Komisar Angjelin Zefi.