Nga: Samet Zagradi
Nëse ty të bie rruga të kalosh në Dibër apo në qoftë se ti je në Dibër dhe do të largohesh nga streset e përditëshme, mendoj që është mirë të lexoni këtë artikull.
Sot do të flasim për një vend që nuk është fort i reklamuar, por që në të vërtetë nëse arrin të shkosh në destinacion të siguroj që do kthehesh me një nivel të qetësisë shpirtërore më të lartë. Me pak fjalë do të flasim për Zimurin i cili ndodhet rreth një orë larg qytetit të Peshkopisë dhe është fshati më lartë në Dibër.
Bukuria përrallore për të gjithë ato që e dashurojnë me të vërtetë natyrën nuk të hiqet nga sytë sapo të ngjitesh në fshat ku qyteti i Peshkopisë bashkë me fshatra të duken sikur ndodhen në pëllembë të dorës tuaj. Ambienti që natyra të servir përshtatet fiks për të kaluar një ditë ndryshe nën shoqërinë e miqëve, ajrit të pastër, ujit të burimit, larg vapës dhe me një piknik që gjatë do ta mbani mend.
Me pak lekë dhe dëshirë ju mund të kënaqeni veten dhe fëmijët tuaj
Mjafton të merrni njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë, një çantë të mbushur me ushqime, një zgarë të niseni drejt fshatit Zimur, bjeshkës së Llapshnikut dhe asaj të Gramës të cilat ndodhen në të njëtin drejtim. Nga nisja për një orë jeni në destinacion ku parajsa e natyrës bëhet njësh me qetësinë dhe freskinë që ju keni nevojë. Sapo të hysh në fshat do përballesh me njerëz të dashur dhe të rrespketuar. Në të dalë sipër çative të vjetra pamja do të ndryshojë sërish ku përballë jush do shihni të gjithë Dibrën, në një panoramë që nuk e keni parë kurrë.
Në çdo metër që ecni do përballeni me pamje të ndryshme të cilat përveç bukurisë nuk ngjasojnë me njera-tjetrën. Ngjitja në bjeshkë mbetet opsionale, por nëse më dëgjoni mua do ju këshilloj të niseni dhe të shijoni më tej, në bjeshkën e Llapshnikut apo më tej në atë të Gramës (kjo në varësi të kohës dhe mundësive).
Liqeni i Gramës, boronicat, lajthitë , çaji i malit, manaferrat e shumë prodhime të tjera do gjeni atje nëse udhëtoni në vjeshtë por nëse udhëtoni sot do keni mundësinë të shijoni pejsazhet unike dhe qetësinë që nuk ke pasur mundësi ta keni çdo ditë të jetës suaj. Nëse ju dëahironi rrini natën në bjeshkët e Llapshnikut dhe të Gramës do përjetoni ndjesi të cilat nuk i keni përjetuar kurrë.
Ku ju të keni pushuar dhe të keni shijuar fundjavën tuaj në kthim mund të merrni me çmime mjaftë të levërdisshme produkte bio nga kopshtet, hambaret dhe frigoriferët e fshatrëve të cilët me kujdes i kanë prodhuar.
Pasi të jeni kthyer sigurisht ju duhet të keni bërë foto të cilat do tregojnë vetëm pak nga dita fantastike që kalove në parajsën natyrore që fatkeqësisht nuk është e njohur mjaftueshëm. Miqtë tuaj meritojnë të shkojnë në këtë vend të virgjër për një mijë arsye, të cilat pasi të shkosh ti do ja sugjeroje me shumë dëshirë.