–Nga: Samet Zagradi
Vizitat dhe ekslporimet janë gjithmonë të bukura, sidomos kur viziton vende fantastike, kur je me miqtë e njerëzit që do dhe ushqehesh me produkte të veçanta dhe kryesisht të shëndetëshme. Nëse e do me të vërtetë natyrën, qetësinë, ushqimin dhe bujarinë që nuk e gjen në asnjë vend tjetër do doja të lexoje deri në fund këtë shkrim.
Po them kështu sepse dua të flas për një vend fantastik, që për hir të vërtetës po flitet pak për të. Dua të flas për vendin më të bukur në Shqipëri, për Dibrën dhe vlerat fantastike që mbart ajo.
-Dibra ndodhet në verilindje të Shqipërisë, në një terren pothuajse malor. Ajo shtrihet në dy anët e Drinit të Zi duke u kufizuar në lindje me malin e Korabit, mali me i madh në Shqipërisë dhe në perendim nga vargmalet e Lurës. Eshtë një zonë ku Zoti është treguar shumë bujarë me bukuritë dhe resulset natyrore të cilat Dibra posedon. Pervec këtyre bukurive banorët fisnikë të kësaj zone kanë fatin e mirë të jetojnë në një vend të bekuar nga zoti por fatin e keq që në këtë krahinë politika është bërë pengesë e zhvillimit total të kësaj zone. Pavarësisht këtij fakti kjo zonë patjetër duhet vizituar për të parë dhe shijar nga cdo aspekt që e bën Dibrën kaq tërheqëse. Natyrisht lind pyetja, përse duhet të vizitohet Dibra dhe cfarë të vecante ka atje?
Ja ua them unë….
-Bukuritë natyrore që kjo zonë mba nuk kanë të krahasuar. Po e nis me malin e Korabit cili është llogaritur si maja më e lartë e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, 2764m, Korabi i Madh, ndodhet pikërisht në kufirin e dy shteteve të lartëpërmendura. Ngjitja deri te majë zgjat 4 deri në 5 orë dhe panorama që të shfaqet para është vërtetë mbreslënëse. Bujtinat rëzë malit sic mund të përmendim “ Bujtina Korabi” shërbejnë me cmime shumë të mira ushqime bio, ku mes oazit të qetësisë dhe mikëpritjes tipike dibrane koha fluturon pa u ndjerë, Një destinacion tjetër mjaftë interesant ëshë parku kombëtar i Lurës. Lura me shtatë liqenet e saj të famshme ka bërë që ai vend të jetë një nga vendet kryesore që duhet vizituar nga turistët. Bujtina “ Oxhaku i Docit “ I ka shtuar më shumë vlerë Lurës dhe 7 liqenet e saj historikë dhe unikë njëkohësisht për vlerat dhe bukuritë që mbartin. Destinacion tjetër mjaftë interesant është Selishta, Bulaci bjeshkët e Gramës, të Ilnicës, Lapshnikut e shumë të tjera.
Në territorin e Dibrës kalon dhe lumi më I gjatë në Shqipëri që mund të përdoret për turizëm dhe për ushtrimin e sporteve si rafting me profesionistë si Edi i Black Drin i cili bën një punë të jashtëzakoshme në promovimin e këtij sporti në Dibër. Ciklizmi malor është një tjetër sport që po lulëzon kohët e fundit në rrugët nacionale ndërsa sporti I alpinizmit që ka qenë traditë historikisht në këtë zonë.
Turizmi në Dibër duket se po shihet në një sy tjetër duke e parë atë si aset parësor . Të rinj të apasionuar si Pajtim Vranici, Labinot Murrja, Fluturim Elezi, Vladimir Marku, Rigers Beqiri, Grehans Uka, Sabri Shahini etj i kanë dhënë një pamje tjetër turizmit malor në Dibër duke promovuar dhe investuar në shërbim të turizmit.
-Nëse ti pas këtij shkrimi të mbushet mendja të vish në Dibër do të sugjeroja “Butterfly Camping” buzë Drinit në Hotesh, Bujtina “Korabi” , Rest House Korabi në fshatin Bahute, Bujtina Oxhaku I Docit në Lurë, Bujtinën Agro Zerja, Bujtina Sabriu në Rabdisht e shumë vënde të cilat do ju bënin të riktheheshit sërish në Dibër.
-Tani do tu flas pak për kulturën e jashtëzakoshme dibrane që gjatë vizitës tuaj me siguri do tu leje mbresa. Aspektet kulturore në zonën e Dibrës janë mjaftë të pasura dhe unike nga të gjithë zonat e tjera. Traditat, zakonet, veshjet, valet, muzika, leksiku e shumë aspekte të tjera e bëjnë këtë zonë mjaftë të vecantë. Mjaftë të vecanta janë Odat Dibrane dhe diskutimet që ndodhin në këto oda. Duhet një mprehtësi prej dibrani që këto fjalë të kuptohen dhe të përthithen nga pjesa tjetër e dëgjuesve, kjo tregon mjaftë qartë zgjuarsinë që këto banorë kanë pasur dhe kanë akoma. Turistët njihen gjithashtu me historinë dhe traditat që ruhen me fanatizëm brez pas brezi duke i lënë trashëgimi si një pasuri kombëtare për vendin tonë.
-Ujrat termal janë një tjetër dhuratë e cmuar qe rajoni I Dibrës ka. Llixhat e Peshkopisë ndodhen rreth 1.5 km larg qëndrës së qytetit. Ato buronjë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit. Janë dy burime sulfurore me nje temperature 35-43.5 gradë celcus dhe me nëj prurje prej 14 litrash për second. Ato kanë përmbatje kaliumi dhe sulfatesh. Efektet e tyre lidhen me sëmundjet e rrugës së frymëmarrjes si astma bronkiale, bronshite, reomatizmi, diabeti, sëmundjet e lëkurës dhe problemet gjenekologjike. Sipas specialistëve ujrate llixhave të qytetit Peshkopi janë më të nxehta dhe si rrjedhojë janë më efektivë në shpejtësinë e shërimit të sëmundjeve.
-Po të flasim për ushqimet dibrane është histori dhe njekohësisht mjeshtëri më vete. Kush ka qene në Dibër dhe nuk ka provuar “Jufkat me Pulë” do të thotë që nuk e ka vizituar Dibrën. Disa nga pjatat më të njohura të Dibrës janë: pulë me qullë, jufka me pulë fshati, byreku, specat me gjizë, e plot pjata të tjera të gatuara me produkte bio e përmes një tradite të trashëguar nëpër breza. Sofra dibrane është e mbushur me gatime tipike shtëpie, që i serviren kujtdo që zgjedh të vizitojë këtë zonë. Ku ka më mirë se të provosh petullat e shtëpisë, bukën e mrume, gjizën me gjalp e vezë, apo turshitë nën një atmosferë mikëpritëse mes dibranëve fisnikë.
-Produktet bio janë një tjetër aset me vlerë që duhet të merrni kur te kthehen. Ato janë karakteristike të zonës së Dibrës. Natyra është treguar bujare me terrenin ku kjo zonë shtrihet. Të famshet “Mollët e Dibrës” që janë mjaftë të njohura në të gjithë shqipërinë kanë një shije që rrallë produkt tjetër I njëtë ka. Rritur larg pesticideve këto produkte të zonës si patatja, gështenja, arra, lajthia perimet e shumë të tjera mbajnë një aromë dhe shije mjaftë të mirë. Produktet e bulmetit në këtë zotërojnë cilësinë e parë dhe janë mjaftë të kërkuara kudo. Djathi, gjiza, qumështi dhe nënprodukte të tjera të qumështit si dhe ato të mishit kanë origjinën tërësisht natyrale që kohët e fundit sa vijën e bëhen më të rralla. Mjalti I dibrës është mjaftë I kërkuar edhe jashtë territorit ku është vlerësuar në cilësinë më të mirë nga ekspertët e fushës. Fabrika e lëngut të mollës bio në Tomin të qytetit Peshkopi dhe suksesi në tregun vëndas është dëshmia e suksesit dhe e cilësisë së produkteve tona.
Dibra ka një miljon arsye përse duhet vizituar, pra me fjalë më të thjeshta nuk mjaftojnë dhjetë arsye. Ajo është një zonë e bekuar nga zoti dhe e mallkuar nga qeveria. Investimet e munguara janë bërë shkak që zhvillimi ekonomik të jetë më I vonuar se në qytetet e tjera duke bërë që të mungojnë investimet në rrugë e ma gjerë. Rruga sjell zhvillim dhe në qoftë se do ta kishim këtë fat, Dibra do ishte shumë më ndryshe nga ca është.