|Alegoria Dibrane është një nismë dhe projekt i portalit Dibra ON për të risjellë tek lexuesi vlerat e Alegorisë Dibrane. Ky projekt synon të ndihmojë dashamirësit e kulturës dhe alegorisë dibrane ti japin vlerë fjalës dhe mençurisë së dibranëve brez pas brezi/
DINE HOXHA TEK AHMET ZOGU
Në kohën që do të martohej Ahmet Zogu me Geraldinën, Zogu, mbreti shqiptarëve, thonë se u konsultue e pyeti shumë nga ato që i donte dhe i kishte miq të vërtetë. Më në fund pyeti dhe Dine Hoxhën dhe shpresonte se do t’i jepte një fjalë të mençur. Si thue ti, Dine, a ta marr për nuse princeshën hungareze? Dine Hoxha në fillim nuk foli fare, por pas këmbënguljes së Ahmet Zogut më së fundi foli: Merre, or mbret, merre, por me atë ti do të lindësh një djalë e djali, kur të rritet do të kërkojë dajat. Merre, or mbret, se Dine Hoxha e paska të vështirë sot me ta dhanë përgjigjen.