“Dimër, pa dru”/ Në mes të të ftohtit dhe acarit,dibranët

0 0
Read Time:1 Minute, 30 Second

Në Abc News, ditën e sotme, ngrenë shqetësimet e tyre banorët e Dibrës, për sa i përket ngrohjes në dimër. Ato shprehen se çmimi i druve për metër kub është dyfishuar këtë vit në Dibër, ndryshe nga vitet e tjera.
Sipas tyre, është një çmim i papërballueshëm dhe zgjidhje nuk ka, përveçse ngrohjes me batanije.
Disa nga deklaratat e banorëve janë:
“I kam gjetur që në prill 88 mijë lekë metër kubin se po e lë për më pas do shkojë dhe 2 qind. Do rrimë një ditë në batanie, një ditë në ditë me sobë”. “Do ngrohem në diell, me çfarë të ngrohem, janë shtrenjtë, s’të lë njëri të bësh dru. Do ngrohemi me peliçe”. “Nuk i kam me çfarë t’i ble”. “S’po ngrohem me asgjë, s’kam takat. Kam marrë dy metro kub i ruaj si sytë e balli, kur të prishet koha”.
Ky shqetësim i ngritur, ka vënë në lëvizje edhe Bashkinë e Dibrës. Ku, kryetari Shkëlqim Murrja shprehet se e gjithë kjo është për shkak të neglizhencës së pasardhësit të tij, icili duhet të kishte hapur parcela për prerjen e druve.
Ndër të tjera shprehet se, po siguron se ka gati zgjidhjen.

“Pasi kemi përcaktuar një ngastër në pyjet tona, kemi akorduar dhe fondin nga buxheti i bashkisë, presim prokurimin dhe do ti japim një zgjidhje këtij ngërci, ndoshta të paprecedent. tha Shkëlqim Murrja”.

Nga ana tjetër Drejtori i pyjores, Vullet Tafa paralajmëron se çmimi I druve të zjarrit do njohë vetëm rritje, pasi fondi pyjor që adiminstron Bashkia e Dibrës është I pakët. Sipërfaqe të tëra pyjore janë dëmtuar nga prerjet e paligjshmë apo nga zjarret.
Dibra ka një sipërfaqe prej 64 mijë hektarë pyje, ku më shumë se 36 mijë hektarë nuk preken, pasi ndodhen në Parqe natyrore të mbrojtura.

Dibra on

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %