Dielli dhe ngrohtësia e ditës së sotme duket se solli rezultatin pozitiv në ekipin dibran. Në ndeshjen e dytë rradhasi në shtëpi dhe pas humbjes ndaj Erzenit sot ndaj Egnatias dibranët kanë arritur të marrin fitoren me rrezultatin e ngushtë 1-0.
Me një pjesë të parë të balancuar dhe pa shumë emocion goli i fitores erdhi në të dytën.
Pas një aksioni model të sulmuesit Skuka, Albi Xhebrahimi arriti të me kokë të shënojë golin e fitores që duket sikur ringjalli emocionet në stadium.
Në stadium ishin një pjesë e konsiderueshme tifozësh dhe vlen për tu theksuar që ato nuk e braktisin skuadrën e tyte as në ditët e tij të vështira.
Korabi gjendet në kuotën e 25 pikëve në vendin e 3 të në grupin A të kategorisë së parë.