Nga: Samet Zagradi
Vite më parë lindja e një fëmije ishte fillesa e një cikli gëzimi që manifestohej me mënyra të ndryshme, ndërsa sot në Dibër dhe jo vetëm, gjithmonë e më tepër po mendohet mënyra se si ti përcjellin ato sa më sa larg vendit. Mungesa e një prespektive punësimi dhe një të ardhme të vakët në vend janë shkaqet kryesore në largimin masiv të këtyre të rinjeve duke sjellë një mungesë të theksuar e te rinjëve në rrethin e Dibrës. Varfëria e tejskajshme dhe një mungesë e theksuar e mundësive për një jetesë më të mirë detyron jo vetëm të rinjtë të drejtohen drejt largimit, por edhe prindërit duke investuar shuma të mëdha në menyrë ilegale dhe pa mbushur femijet e tyre 15 vjec guxojnë ti largojnë ato nga gjiri i ngrohtë i familjes familjes.
Grupmoshat e reja kryesisht ato pa mbushur moshën madhore preferojnë të largohen në vëndet nordike, në Francë, Gjermani, Austri për shkak se ligjet dhe shkollat e këtyre vëndeve janë më të përshtatëshme për to. Edhe përse në mënyrë të paligjshme ky py proces nuk ndalon së zhvilluari për arsye që mbetet një ndër të vetmet zgjidhje për të qenë larg vorbullës së madhe të varfërisë dhe paqartësisë që ka mbërthyer realitetin Shqipëtar. Të rinj të shumtë shpikën mënyra dhe arsye nga të ndryshmë për të qenë përfitues të azilit në shtetin Gjerman dhe Frances ku për fat të keq përvec torturave dhe humbjes ekononomike nuk perfitojnë gjë tjetër.
Objektiv tjetër i të rinjëve dibran kohët e fundit duket që është larg europës. Anglia mbetet një nga destinacionet më të lakmuara por me një vështirësi realisht të madhe për të arritur deri atje. Shuma maramendëse parash dhe vuajtjet bëhen pjesë e tentativave të cdo të riu që merr përsipër rrisqe të detyruara nga rrethanat që ndodhemi në vendin tonë. “Duhet të udhëtoje me javë të tëra në mënyrë ilegale, në kamionë mallërash dhe frigoriferikë. Ditë të shumta pa ngënë e ku vdekja të qëndron kudo mbrapa”:- janë këto fjalët e Lirit 23 vjec nga fshati Borovjan i Dibrës pas tentativës së dështuar për tejkalimin e kufirit në tokën e premtuar. Pagova gjashtë mijë paund në këmbim të kalimit në territorin Anglez. Qëndruam pesë ditë në Francë, afër një porti duke flejtur në shi, poshtë një ure dhe me ushqim sa për të mbajtur frymën. Policia qëndrontë afër cdo kamioni dhe na u desh të udhëtonim në shtetin Spanjoll, ku me vështirësi hypëm në një kamijon ngarkuar me tulla duke udhëtuar për tri ditë pa pushim deri sa ramë në duart e policisë Angleze. Këto ishin fjalët që Liri tregon plot vuajtje dhe dëshpërim që nuk arriti të shkonte deri në destinacion teksa ecen duke menduar në pllakat e sapovëna të bulevardit të qytetit.
Drejt rrugës së largimit nga Dibra nuk janë vetëm ajo kategori e të rinjëvë që nuk kanë një arsim por dhe ajo elitë e të rinjëve që studiojnë në universitet kryesore të vëndit dhe jo vetëm.
Mënyra jo e përshtatëshme e përzgjedhjes së kuadrove dhe vëndeve të punës në administratë dhe në bisnesin privat dhe një mentalitet i ngurtë bën që të rinj të talentuar dhe profesionistë të zhvillojnë aktivitetet e tyre gjithnjë e më larg Dibrës. Arsyet janë me të vërtetë të ndryshme dhe pjesa më e madhe janë këtyre janë meshkuj por dhe femrat nuk mbesin pas. Të rijntë janë një pjesë shumë e rëndësishmë e shoqërisë njerëzore dhe e trashëgimisë të një vendi.
Largimi i këtyre të rinjëve i sjell Dibrës jo pak mungesa në fuqinë punetorë duke qenë se ajo zotëron një reliev mjaftë të përshtatshëm për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe blektorale. Këto emigrant punojnë tokat e fqinjëve tanë duke lënë djerr trojet e tyre. Resulset kulturore dhe turistike të rrethit të Dibrës janë dhe te pazëvendësuesshme. Ato pervec investimit kanë nevojë edhe për një promovim, gjë që të rinj profesionistë në këtë fushë mund të përmirësojnë dhe të hartojnë guida turistike në mënyrë që këto vlera të promovohen. Ka jashtëzakonisht shumë të interesuar për të parë vënde të tilla. Të rinjtë të shkolluar në universitetet kryesore të vendit dhe në ato të europës priren me idene që mos kthehen të kontribojnë në vendin e tyre për arsye te ndryshme, një ndër to mënyra e papërshtatëshme e përzgjedhjes së vendeve të punësimit. Administrata shtetërore dhe bisnesi privat në rrethin e Dibrës ka nevoja të personave profesionistë për shërbimet cilësore në funksionin qe ato kanë. Keto nevoja nuk plotësohen në rastin kur këto të rinj zgjedhin që profesionet e tyre ti zhvillojne në qendrat urbane.