60-vjeçarja nga Burreli është një ndër paktat gra në vendin tonë të moshës së saj që nget makinën, duke e përodrur atë si mjet pune për të shitur bulmetin. Ajo tregon se po të ishte më e re nuk do e linte punën dhe përdor shprehjen: I don’t care!
60-vjeçarja nga Burreli11 Mars, 2019 8:51 Përditësuar: 9:00
BURREL/Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi një video në të cilën shfaqet një 60-vjeçare nga Burreli e cila nget makinën. Me shami të bardhë në kokë, e veshur me ngjyra të errëta, ajo shfaqet duke ngarë makinën që ia ka dhuruar i vëllai që në 2004.
Ajo shprehet se gruaja duhet të jetë shumë e fortë dhe po të ishte më e re nuk do e linte punën. Teksa përdor edhe smartphone ajo shprehet: “I don’t care”, për atë se çka mendojnë të tjerët dhe se puna është shumë e rëndësishme.
“Mos ki frikë. Makina është për burrat por edhe ne duhet të bëjmë punë me të. Shes bulmetin, shes gjërat. Kur kam punë se nuk dilet kot me këtë se kjo makinë është për VIP-at nuk është për mua. Është mjet pune. Është me sigurt kjo me marsha se me ajo automaktike. Kam që në 2004 me makinë, u bë sebep vëllai dhe ma solli me çelësa.
Ja ku e ke tha, mësoje. Unë e mësova. Shkova në kurs 3 muaj, dhe mora patentën në Peshkopi. Jetën e përballoj se duhet ta përballoj për fëmijët e mi. Na kanë rënë halle shumë. E kisha gjetur edhe unë një vend pune, mos kujto se nuk do futesha por kështu më erdhën punët. 7 fëmijë i kam rritur pa borxhe. Unë jam 60-vjeçe jam, plakë, por të kisha qenë e re nuk do e kisha lënë vendin e punës. I don Care “, u shpreh 60-vjeçarja.
Ajo shfaqet tepër energjike.