Lëvizja e popullsisë nga zonat rurale drejt kryeqytetit apo zonave përreth ka bërë që dhjetra fshatra të zonës së Dibrës të shkojnë drejt harresës, madje dhe zhdukjes pasi nuk jetojnë më njerëz aty.
Shkaqet për këtë fenomeni janë kryesisht ekonomikë dhe social pasi Dibra nuk ofron mundësi apo punësim për njerëzit. Ky problem ndihet shumë nga fshatrat e thellë dhe që nuk kanë akses me qytetin apo institucione dhe shërbimet bazë.
Zonat më të populluara nga dibranët si pasojë e migrimit të popullsisë janë Sukthi, Spitalla e Durrësit apo Kamza, Bathorja, Instituti në Tiranë duke pasur numrin më të madh të dibranëve.
Rruga e Arbërit duket se do të jetë shpëtimi i kësaj situate pasi banorët e kanë më të thjeshtë të investojnë sërish në trojet e tyre të braktisura.