Dibra n’festë
Ne kuader te hapjes se sezonit turistik ne Diber, si Shkolle Qender Komunitare , patem kenaqesine te prezantonim vlerat, traditat dhe tiparet qe karakterizojne dibranin e vertete, duke improvizuar Oden e burrave, gatimet tradicionale te nenave tona te palodhura, si dhe veshjet dhe punimet me shtiza e grep te realizuara me mjeshteri nga duarartat tona.
Piktoret e vegjel te shkolles perjetesuan ne telajo bukurite e vecanta te Dibres. Harta e Dibres, me karakteristikat e secilit fshat , e realizuar me dore nga praktikantja Have Xhilaga, terhoqi vemendjen e turisteve te huaj dhe vendas. Shkolla “Demir Gashi” uron nje sezon turistik te mbare per Dibren dhe dibranet!!!
Marrë nga fb i shkollës Demor Gashi