0
0
Read Time:29 Second
Mëngjesi i sotëm qyteti i Peshkopisë bashkë me fshatrat përreth i gjeti të mbuluara nga bardhësia e dëborës.
DibraON.com sipas informacioneve të marra nga banorët, në disa njësi të thella të qarkut të lartësia e bores arrin në 40 cm.
Në disa zona ka edhe mungesë të linjës elektrike, ndërsa rruga nacionale Burrel-Peshkopi është pa probleme.
Njësitë problematike janë Lura, Kalaja e Dodës, Arras, Trebisht, disa fshatra të njësisë Zerqan janë të bllokuara. Po ashtu edhe Ternova e Madhe dhe Ternova e Vogël kanë probleme, lartësia e borës vijon nga 30-40 cm.