Bashkia Dibër dhe Institucionet Lokale në Angazhim për Tetorin Rozë: Aktivitet Ndërgjegjësues Kundër Kancerit të Gjirit
Bashkia Dibër, së bashku me institucionet e tjera vendore, iu bashkuan sot aktivitetit përmbyllës ndërgjegjësues kundër kancerit të gjirit, organizuar nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor dhe mbajtur në bulevardin “Elez Isufi.” Në kuadër të “Tetorit Rozë,” muajit dedikuar sensibilizimit për parandalimin e kancerit të gjirit, institucione si shkollat, organizatat lokale dhe bashkia kanë bashkëpunuar për të organizuar aktivitete që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kontrollit të shëndetit.
Ky angazhim i përbashkët është një mesazh i fortë për rëndësinë e kujdesit dhe mbështetjes ndaj grave në luftën kundër kancerit të gjirit.