Ngjarjet e kohëve të fundit ndodhur pak ditë më parë ku protagonistë ishte një 15 vjeçare e cila barbarisht u përdhunua nga 5 persona ngjalli jo pak reagim në opinionin e gjerë publik.
Organizata jo qeveritare, shoqëria civile, institucionet dhe shumë individë si në të gjithë Shqipërinë edhe ne qytetin e Peshkopisë organizuan një tubim paqësor duke dhënë mesazhe sensibilizuese kundër abuzimit të gjinisë femërore, problem ky i hasur rëndomtë në shoqërinë Shqiptare!
Manifestim, ndergjegjesim, parandalim kundër dhunës seksuale ishte qëllimi i këtij tubimi organizuar nga Vizion OJF dhe qëndra Agritra Vizion. Pjesmarrës të shumtë kryesisht të gjinisë femërore ecën me pankarta në duar ku në to lexoheshin mesazhe drejtuar shoqërisë dhe problemit të abuzimit ndaj gjinisë femërore.
-Ndër të tjera organizuesit thanë:-
Manifestojmë bashkë për sigurinë e vajzave, për mbrojtjen e tyre! Për të drejtën dhe rëndësinë e edukimit mbi të drejtat dhe të gjitha format e dhunës!
Prindërit në gjithë Shqipërine duan që femijë të rriten të sigurtë, të mos përdhunohen!
Prindërit, vajzat, djemtë e Dibrës e të gjithë ju që besoni dhe mendoni se askush nuk ka te drejtë të dhunojë apo përdhunojë fëmijët, ejani të marshojmë e reagojmë bashkë!