Nga: Denis Shahini
Promovimi i turizmit sot po gjen shume menyra nepermjet botes se internetit dhe menyrave te ndryshme te marketingit. Ne fakt mund te themi se shpirti i turizmit eshte marketingu dhe promovimi i vendeve te bukura bejne nje zhvillim te madh ne kete fushe. Nepermjet platformave te ndryshme secili nga çdo cep i botes sheh perlat natyrore qe ofron vendi yne.
Pertej aneve te mira, turizmi pa frike nga kjo promo e madhe mund te krijoje edhe problemet e veta per destinacionet turistike. Ndotja e ambientit, nje nga keto!
Ka shume shanse te krijoje nje turist qe demton, nje turist te papergjegjem, nje turist te piset qe fokusohet vetem te shijimi. Nje turist te rendomte qe fatkeqesisht keto dite po e shohim shume.
Turizmi ka nje lidhje shume te madhe me semundjet seksualisht te transmetueshme.
U pelqejne te vizitojn nje atraksion turistik, te hane, te pijne, te ngopen dhe ne fund ikin pa e vrare aspak mendjen per pisllekun qe lene pas.
Fatkeqesisht natyra jone po ndotet cdo dite nga njerez te papergjegjshem duke mos krijuar nje mjedis te kendshem ashtu sic natyra e pakurresyer na e beri dhurate.
E mendoni dot cfare do te ndodhte nese ne vendet tona cdo turist do ishte i tille?
Zimuri, Lura, Sopanika, Grama, Hynoska, Seta, Ujvara e Pocestit e shume vlera unike do te semuren shume shpejt ashtu sic semuren njerezit qe nuk kane kulturen e duhur per t’u ruajtur nga semundjet seksualisht te transmetueshme.
Duhet te mendojme me pare qe mos te kemi nevoje aq shpejt te mendojme per nje demarketing.
Duhet te zgjasim kohen e qendrimit te ketyre bukurive natyrore, ti shfrytezojme ato me cdo menyre te mundeshme dhe te perfitojme pa i demtuar ato.
Eshte shume kollaj sot ne kete dite te besh marketing, promovim dhe te sjellesh plot turiste ne nje atraksion perle sic eshte Ujevara Sopanikes ne Cidhen.
Per kete duhet menduar qe te marrim nje sere iniciativash qe te kemi vizitore, turiste te edukuar qe jo vetem ta shijojne natyren por edhe te mbajne te shendetshme ate.
Duke vendosur nje tabele ndergjegjesimi ne cdo atraksion atehere turisti,vizitori apo edhe guideri kuptojne qe ky vend edhe mirembahet.
Duke marre iniciativa sa me shume qofte dhe vullnetare te pastrimit te atraksioneve te caktuara qofte dhe me turistet atehere ne i kemi sherbyer kesaj perle natyrore e sigurisht do te qendroje me gjate ne sherbim te komunitetit lokal e ne shkalle me te gjere.
Marrja e iniciativave te pastrimit dhe nga shtepite pritese,hotelet,kampingjet here pas here dhe sigurisht publikimit te tyre ne median sociale.
Vizita ne bjeshke qe Dibra ka plot jo me me makina por duke bere hiking.
Ka menyra shume te mira per te mbrojtur biodiversitetin dhe mjedisin perreth.
Gjitha keto do te na ndihmonin ne nje edukim dhe te berit turizem te paster e te shendetshem.