– Dibra jo vetëm një destinacion turistik, por një vend ku turistë të huaj zhvillojnë aktivitete sportive dhe aeronautike.
Nëse do zgjedhësh Dibrën për të bërë turizëm është zgjedhja ideale për turistë vendas dhe të huaj, pasi natyra ka përsosur peizazhin më atraktiv që haset jo vetëm në Shqipëri por më gjerë.
Një luginë e shtrirë mes kodrave që përshkruhet nga lumi Drin, ku mund të zhvillosh aktivitete sportivë për gjithë gjatësinë e tij.
Kodra dhe hapësira mes tyre, duke u ngjitur drejt maleve që janë një parajsë për çiklistët për terrene malore.
Mali i Korabit që rrokë qiellin, një vend ideal jo vetëm për shqiponja, por edhe për të pasionuarit e aeronautikës.
Tobbi është një Zvicerian që për 4 itinerare me biçiklete në rrugë malore ka zgjedhur Dibrën, Rabdisht-Qafë-Murrë-Korab-Bulqizë.
Dibra, vendi i pasionit, aventurës, ku nuk mungojnë hedhje dhe të pasionuarit e aeronautike dhe alpinizmit.
Të tjerë turistë u janë ngjitur maleve të Dibrës, Korabit apo zonave të tjera për rreth duke shijuar mrekullitë e natyrës që të ofron