Dibra bllokohet nga bora. DAR pezullon mësimin!

0 0
Read Time:2 Minute, 20 Second

Gjatë 24 orëve të fundit e pothuajse e gjithë Shqipëria është përfshirë nga një mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm. Rreshjet e borës në qarkun e Dibrës kanë bërë që të shtohen vështrësitë në qarkullimin rrugor. Rrugët nacionale janë të hapura si dhe arteriet kryesore që lidhin bashkitë me njësitë administrative, deklaroi sot prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu.

Si pasojë e të ftohtit dhe kushteve atmosferike Drejtoria Rajonale Arsimore Dibër ka anulluar zhvillimin e procesit mësimor për dy ditët e ardhshme duke vënë më plan të parë sigurinë e nxënësve.

-Ai shtoi se më problem paraqet segmenti Qaf-Bulli, Bulqizë-Shupenzë dhe sot po punohet për normalizimin e situatës, pasi janë në terren kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve dhe punonjësit e bashkive.

Më tej Shehu shton se në zonat e thella si Stërblevë, lartësia e dëborës ka shkuar 1.20 cm dhe është dërguar një fadromë për pastrimin e rrugës.

Po ashtu Shehu pohon se “në Kalanë e Dodës; rruga është e hapur por po punohet që qarkullimi të jetë normal dhe pa problem për qarkullimin e mjeteve. Në njësinë administrative, Selishtë dhe Ostren rruga është e hapur kalimi bëhet me zinxhirë por vazhdon puna për pastrimin e rrugëve dhe normalizimin e situatës. Të gjitha bashkite kanë mjetë për pastrimin e borës si dhe i kanë shtuar ato nga prokurimi me privatët dhe të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të përballuar situatën e krijuara nga reshjet e dëborës”.

Rruga Qaf Bulli, Krastë është e kalueshme me zinxhirë, po ashtu rrgua Peshkopi-Lurë, shprehet ai.

Ndërsa në rrethin e Matit, shton Shehu se problem ka në njësinë administrative Xibërr dhe Guri i Bardhe, por rrugët janë të kalueshme me zinxhir. Edhe në njësinë administrative Macukul dhe zonat përreth rruga është e kalueshme me zinxhirë, si dhe janë dërguar fadroma për pastrimin e rrugëve”.

Përsa i përket shëndetit të qytetarëve, ai deklaron se nuk kemi patur raste dhe se jemi në gatishmëri për t’i dhënë ndihmë kujt do që do paraqet probleme.

Ndërsa përsa i përket energjisë elektrike, prefekti Shehu pohon se situate ka qenë normale, janë furnizuar më energji i gjithë qarku.

“Situata po monitorohet në terren dhe jemi në gatishmëri për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në qarkun e Dibrës, theksoi Shehu.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %