Dibër/ Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

0 0
Read Time:39 Second

Material i marrë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 29 vjeç, banues në Dibër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

U referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. V., 60 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %