Si në çdo qytet të Shqipërisë edhe në Qarkun e Dibrës sot starton Cens i Popullsisë dhe Banesave. Nga sot në çdo shtëpi dhe çdo cep do të trokasë anketuesi i zonës për të mbledhur informacionin e duhur nëpërmjet tabletave dhe pyetësorëve të pregatitur nga Instat.
Por çfarë është Cens dhe sa i rëndësishëm është?
Censi i popullsisë dhe banesave bëhet çdo 10 vjet. Qe nga regjistrimi i fundit (2011) kanë ndodhur ndryshime në strukturën e popullsisë kështu që është e nevojshme të bëhen regjistrime të reja për të identifikuar ndryshimet dhe përshtatur shërbimet. Regjistrimi jep numrin e popullsisë dhe llojeve të banesave në çdo qytet, fshat dhe trevë të vendit. Ky informacion asiston autoritetet qeveritare, në rang vendor dhe kombëtar për të planifikuar arsimin, shëndetësinë, strehimin, infrasktrukturën, policinë dhe shërbime të tjera të rëndësishme për banorët.
Informacioni i saktë mundëson hartimin dhe implementimin e politikave zhvillimore si në rrugë, ujësjellës, pastrimin dhe mirëmbajtjen por edhe në politikat e punësimit dhe shërbimet shoqërore për të ndarë fondet publike sipas nevojës.
Të dhënat e marra për kushtet social-ekonomike dhe banesave do të mundësojnë identifikimin e individëve dhe familjeve më në nevojë për vëmendje të përqëndruar nga autoritetet në buxhetin vendor dhe kombëtar.
Në rang kombëtar, ndihmon politikëbërjen të bëjë plane realiste për sa i takon investimeve për akset rrugore, transportit publik lokal dhe kombëtar, shkollave, kopshteve, ambulancave, spitaleve, etj. Regjistrimi do të ndihmojë kompanitë dhe bizneset të kuptojnë fushat me nevojat më të larta për investime. Do të ndihmojë akademikët dhe studentët për kërkime në vendet ku ata punojnë apo për të marrë të dhëna për studimet apo dezertacionet e tyre.