Dibër
Plagosi me send të mprehtë nënën e tij dhe dy fqinjët, falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i ngjarjes.
Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i ngjarjes.
Rreth orës 11:00, në sallën e Komandimit të DVP Dibër ka ardhur një telefonatë për ndihmë, pasi në fshatin Kërçisht i Epërm, Maqellarë, po ndodhte një konflikt.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes së shpejtë është konstatuar se shtetasi F. A., rreth 45 vjeç (i sëmurë mendor), kishte ushtruar dhunë dhe me një mjet të prehtë (thikë), ka plagosur nënën e tij shtetasen Sh.A, dhe më pas kishte dalë në rrugë duke plagosur fqinjët e tij, shtetasin B. M., dhe shtetasen I.M, të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spital.
Autori i dyshuar i ngjarjes është kapur në kohë rekord nga Policia dhe aktualisht po trajtohet për ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.