Read Time:33 Second
Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi A.T, 47 vjeç, banues në Peshkopi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë nipin e tij, shtetasin A.T, 39 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.
Falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë njoftuar në nr 112, policia ka reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit i cili mund të kishte pasoja edhe më të rënda.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen.
Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.