Është zhvilluar edhe këtë vit panairi i vjeshtës, i titulluar “Festa e të vjelave”. Prodhimet e ndryshme bujqësore të fermerëve dibranë ekspozohen çdo vit në vjeshtë në një panair që i paraprin një tjetër eventi kulturor “Oda Dibrane”. Fermerët ekspozuan që nga prodhimet e frutikulturës si mollë, arra, prodhimet blektorale, bletarisë, etj.
Fermerët që morën pjesë në panair u shprehën se ky organizim i përvitshëm i ndihmon ata në reklamimin e produkteve të tyre, por problem mbetet tregu i shitjes dhe mungesa e mbështetjes nga institucionet shtetërore.
Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu tha se mbështetja ndaj fermerëve dhe prodhimeve të Dibrës do të jetë e vazhdueshme nga ana bashkisë, ndërsa i inkurajoi ata që të marrin sa më shumë pjesë në organizime të tilla.
“Festa e të vjelave” në Dibër këtë vit gjeti më pak prodhim pasi fermerët u dëmtuan nga moti i keq gjatë muajve të pranverës.