Situata e krijuar nga dëbora në veri të vendit mbetet problematike.shumë fshatra janë të izoluar për shkak të trashësisë së madhe të dëborës.
Ndërkohë këtë të premte Ministrja Olta Xhaçka ishte sot në qarkun e Dibrës ku inspektoi punën që po bëhet prej ditësh për përballimin e pasojave të shkaktuara nga moti i keq, raporton Vizionplus.
E shoqëruar nga prefekti i qarkut, Nexhbedin Shehu dhe drejtori i përgjithshëm i EC, Haki Çako, Ministrja e Mbrojtjes u ndal fillimisht në aksin Skuraj – Burrel, ku është takuar edhe me efektivët e Detashmentit të Mbështetjes Rajonale të Burrelit, të cilët sikundër qindra efektivë të tjerë në shumë qarqe të vendit po punojnë për hapjen e rrugëve apo ardhjen në ndihmë të banorëve në vështirësi.
Nisur nga shqetësimet e ardhura nga banorët e këtyre qarqeve, Ministrja e Mbrojtjes paralajmëroi monitorim të rreptë të punës së kompanive, të cilat sipas saj nuk kanë qenë në lartësinë e duhur për të mirëmenaxhuar situatën dhe se kanë shumë pak mjete në dispozicion:
Aktualisht aksi nacional Skuraj – Peshkopi është lehtësisht i kalueshëm pasi firma ka pastruar gjithë dëborën dhe vijon të hedhë kripë në mënyrë që të mos shfaqen ngricat, shkruan Vizionplus