Dibër/ Nxirren trupat e pajetë të tre minatorëve të bllokuar në galerinë e kromit në Selishtë

0 0
Read Time:1 Minute, 18 Second

Dibër | Policia ka njoftuar mëngjesin e sotëm nxjerrjen e trupave të pajetë të tre punëtorëve të bllokuar mbrëmjen e kaluar në minierën e ‘Balgjajt’ në Njësinë Administrative Selishtë të Bashkisë Dibër.

Policia informon se nxjerrja e trupave të tyre nga ana e grupit të avari-shpëtimit është bërë e mundur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm (29 nëntor).

Viktimat janë shtetasit;

  1. Ismail Hoxha, 62 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë inxhinier.
  2. Fatos Çesku, 55 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë minator.
  3. Rruzhdi Rrushiti, 29 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë minator.

Mësohet se grupi i avari-shpëtimit nuk ka konstatuar shembje të ndonjë masivi brenda në minierë dhe vdekja e tyre dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një shpërthimi të mundshëm gazrash nëntokësorë, çka ka shkaktuar asfiksimin e tyre.

Ngjarja u denoncua fillimisht nga familjarët e të ndjerëve, të cilët në mungesë të kontakteve me ta kanë informuar policinë. Dyshimet për një bllokim të mundshëm brenda në galeri janë shtuar kur në dhomën e zhveshjes janë gjetur telefonat dhe sendet personale të të ndjerëve.

Menjëherë pas njoftimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, por efektivët dhe të pranishmit e tjerë nuk janë futur në minierë për shkak të rrezikut nga gazi dhe është kërkuar ndërhyrja e grupit të ekspertëve të avari-shpëtimit nga Tirana.

Miniera e ‘Balgjajt’ ndodhet në një terren shumë të vështirë malor mes Dibrës dhe Matit. Ajo është rreth 3 orë larg nga Peshkopia dhe të vetmet automjete të cilat mund të shkojnë janë ato të transportit të mineralit dhe fuoristradat. Bulqiza.info

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %